Aktualitet

Një tjetër i infektuar mbërrin tek Infektivi, burri me çantë në dorë zbret nga ambulanca dhe futet në spital

9 Prill 2020, 09:32 Nga DOSJA
Një tjetër i infektuar mbërrin tek Infektivi, burri me

Tiranë- Paraditen sotme ka mbërritur me autoambulancë tek Spitali Infektiv, një burrë rreth të 50-ave, i cili është i infektuar me  COVID-19. Siç shihet edhe në video, ai nuk është transportuar me barrelë, por pasi ka zbritur nga ambulanca është futur vetë brenda spitalit.

Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 409 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Harta e të prekurve është zgjeruar me 6 raste në Tiranë dhe 3 në Elbasan. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll