Lajm i mirë nga Lezha, shërohen 3 pacientë, mes tyre edhe një infermiere, nuk konfirmohet asnjë rast i ri
9 Prill 2020, 08:31Nga DOSJA
Lezhë- 3 persona në Lezhë kanë fituar betejën me COVID-19, mes tyre janë një infermiere dhe një punonjëse e shërbimit mjedisor. Po kështu, në 24 orët e fundit nuk ka rezultuar asnjë person tjetër i infektuar në këtë qytet.
Reagimi i spitalit Lezhë:
Lajm i mirë Testimet e ditëve të fundit konfirmojnë shërimin e 3 rasteve të para të prekura nga COVID-19 në Lezhë. Mes tyre edhe infermierja dhe punonjësja e shërbimit mjedisor të spitalit tonë. Nuk konfirmohen raste të reja në testimet e realizuara. Duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, bëjmë thirrje të vazhdojmë të respektojmë me përpikmëri rekomandimet mjekësore si dhe zbatimin korrekt të masave të ndërmarra për distancimin social. Me përgjegjësi dhe solidaritet së bashku drejt fitores!
Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë-Punëtorët e një firme nuk e ndalin ritmin, përkarshi vilave luksoze të Rolling Hills. Aty punohet për të hapur vende të reja prej nga ku së shpejti rezid...
TIRANË– Ashpërsohen ndryshimet e propozuara në Kodin Penal për të gjithë qytetarët që shkelin rregullat e karantinës. Kush shkel rregullat e karantinimit d...
ELBASAN– Shkon në 15 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në qytetin e Elbasanit. Të infektuar të tjerë, janë edhe 3 klientë të pronarit të res...
TIRANË- Pyetja më e shpeshtë që iu bëhët mjekëve obstetër-gjinekologë këto kohë është nëse ekziston mundësia e transemtimit të virusit Covid-19 nga nëna te...
Vlorë– Detaje të reja kanë dalë për plagosjen e 32-vjeçarit, Deat Kapaj në Radhimë të Vlorë, ngjarje kjo që ndodhi mesditën e djeshme, ku i riu u godit m...
Kakavijë- 15 emigrantë shqiptarë, prej 72 orësh janë të bllokuar në tokën neutrale në pikën kufitare të Kakavijës, pasi nuk lejohen të futen në atdhe, pas masav...
Juna Musa, një mjeke shqiptare në Minesota dhe njëkohësisht Kandidate Shkencore post doktorale, dha për shqiptarët një lajm shumë pozitiv lidhur me COVID-19.Ajo...
Vorë- Disa punonjës të komisariatit të Vorës janë futur në karantinë, pasi dyshohet se janë të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ata k...
TIRANË– Një incident ‘i vogël’ ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv, ku një pjesë e barrelës që transportonte një pacient me koronavirus është...