Aktualitet

Edi Rama: Bonus lufte edhe për qeradhënësit që nuk kanë të ardhura të tjera veç qerasë

9 Prill 2020, 08:53 Nga DOSJA
Edi Rama: Bonus lufte edhe për qeradhënësit që nuk kanë

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi se 20. 636 punonjës të bizneseve të vogëla kanë përfituar pagën e luftës dhe 12. 640 biznese të mbyllura kanë marrë ndihmë financiare.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri ka dhënë edhe lajmin  se në paketën ekonomike do të ketë edhe një bonus lufte për indivitët qeradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qerasë dhe për individët që u është pamundësuar puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140.000 lekë në vit.

Reagimi i Ramës:

Edi Rama: PËRDITËSIM I PAGESAVE PËR PUNONJËSIT E BIZNESEVE TË VOGLA QË JANË MBYLLUR NGA LUFTA  VAZHDOJNË PËRDITË VERIFIKIMET E APLIKIMEVE DHE LËVRIMI I PAGAVE TË LUFTËS. BIZNESE TË TJERA TË VOGLA TË REGJISTRUARA SI TAKSI, SERVISE MAKiNASH, LAVAZHE, RROBAQEPËSI , BOJAXHI, HIDRAULIK, ELEKTRIÇIST, FIZIOTERAPI, ETJ., DO TË PËRFSHiHEN NË PAKETËN E ZGJERUAR *Paketa e Zgjeruar do të adresojë me një bonus lufte edhe hallin e individëve qeradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qerasë apo të individēve që u është pamundësuar puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140.000 lek në vit. Për përcaktimin e masës së kësaj mbështetjeje me Bonusin e Luftës, do të vendoset duke ndjekur dinamikën e luftës në 3/4 ditët në vijim.

Një ditë më parë kryeministri bëri me dije dje se do ketë një paketë të re ekonomike, ku do zgjerohen bizneset që do përfitojnë pagë lufte nga qeveria. Ai tha se shkollat, lokalet dhe kufijtë do hapen në fund, kur të festohet dhe fitorja e luftës me COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi edi rama plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll