Politike

Lehtësimi i masave/ Rama: Zgjerojmë paketën e ndihmës ekonomike, makinat private dhe njësitë tregtare të bëhen gati. Burg për shkelësit

VIDEO
  • Rama: E nisim me makinat private, njësitë tregtare të bëhen gati
  • Rama-Opozitës: Rrotulloni gramafonin, s'kam gënjyer por s’marr mendjen tuaj
  • Rama: Taksitë, serviset e makinave dhe rrobaqepësitë do përfitojnë nga paketa
  • Kryeministri Rama ka treguar sot masat e reja lehtësuese dhe shtrënguese. Ai bëri me dije se doketë lehtësime në lëvizje, por dënime të ashpra për shkelësit e rregullave. Kreu i qeverisë u shpreh i kënaqur me situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe bëri me dije se do ketë një zjgerim të paketës së ndihmës ekonomike.
    Featured image of article: Lehtësimi i masave/ Rama: Zgjerojmë paketën e ndihmës ekonomike, makinat private dhe njësitë tregtare të bëhen gati. Burg për shkelësit Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një bashkëbisedim me qytetarët, ku ka treguar masat e reja kundër përhapjes së COVID-19, por dhe disa masa lehtësuese që po studiohen ende nga qeveria. Rama gjatë bashkëbisedimit iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, të cilët kanë pasur paqartësi dhe i kanë kërkuar sqarime.

    Rama tha se shkollat, lokalet dhe kufijtë do hapen në fund, kur të festohet dhe fitorja e luftës me COVID-19. Po ashtu kreu i qeverisë bëri me dije se do ketë një paketë të re ekonomike, ku do zgjerohen bizneset që do përfitojnë pagë lufte nga qeveria.

    Numri një i qeverisë u shpreh se të gjithë bizneset e vogla, të cilat mund të jenë të hapura por nuk kanë punë do përfitojnë nga ndihma ekonomike. Disa nga bizneset që pëfitojnë janë: rrobaqepsitë, lavanteritë, taksitë, shoferët, gomistët, serviset e makinave, por dhe hidraulikët dhe elektricistët. Kryeministri bëri me dije se shumë shpejt do ketë detajime, ku do tregohet dhe masa e tyre përfituese.

    Nga ana tjetër, Rama bëri me dije se të gjitha bizneset që do fillojnë të hapen në ditët në vijim duhet të marrin masat mbrojtëse kundër COVID-19. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Sipas kryeministri, do të ketë dhe masa shtrënguese, ku do ketë ndryshime në Kodin Penal dhe atë Rrugor, pasi shkelësit e rregullave do kenë dënime të ashpra, sekuestrim të makinës dhe lejes së qarkullimit.

    Rama u shpreh i kënaqur me qytetarët dhe me respektimin e masave, por u kërkoi që të vijojnë kështu dhe në ditët në vijim deri në fund të kësaj lufte, të cilën beson se do ta fitojë. Si gjithmonë nuk munguan as akuzat për opozitën, për të cilën Rama u shpreh se nuk mer kurrë mendjen e saj për numrin e testeve që duhen bërë për Covid-19. Kryeministri u shpreh se PD-së i ka ngecur megafoni.

    (A.B./ f.m/Dosja.al)

    • 19:45

      HAP PAS HAPI/ Rama tregon si do bëhet lehtësimi i masave: E nisim me makinat private, njësitë tregtare të bëhen gati

      Kryeministri Edi Rama shpjegoi hap pas hapi se si do të nisë lehtësimi imasave të marra për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Në një bashkëbisedim me qytetarët, nëpërmjet profilit të tij në Facebook, Rama shpjegoi se gjithçka do të nsie me makinat private dhe me njësitë tregtare. Rama theskoi edhe njëherë se po bëhet gati për t’ju drejtuar Parlamentit për ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Penal. Kryeministri shtoi se tashmë shkelja e masave nuk është më kundravajtje administrative që ndëshkohet vetëm me gjobë, por penale, që varion nga gjoba, konfiskim mjeti dhe heqje lirie. “Lehtësimi i masave do të bëhet gradualisht. Këtu nuk bëhet fjalë për mbarimin e një lufte që po presim gjermanin e fundit të largohet dhe do këndojmë himnin. Do fillojë gradualisht hapja e makinave private. Por nëse ti e përdor makinën tënde që shkon në punë, për të bërë edhe gjëra të tjera, apo për të marrë edhe dikë tjetër me vete, atëherë ty të hiqet leja e drejtimit dhe të merret makina. Nuk bëhet fjalë për muaj por për vite. Do të bëhemi gati edhe për hapjen e njësive tregtare. Por të gjithë ata që do hapin dyqanet duhet të përgatiten për masat mbrojtëse, që të jenë gati kur të nisim hapjen. Gjithsesi, siç e lajmërova kemi nisur përgatitjen për t’ju drejtuar Parlamentit për ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Penal. Dhe shkelja e masave nuk është më shkelje administrative, por penale dhe çon në heqjen e lirisë tuaj. Ju nuk mund të dilni në lagje e të bëheni rrezik për të gjithë njerëzit. Nëse shkon në pikën që merr në makinë persona të moshuar, të sëmurë dhe të itur për të cilët ti nuk je i autorizuar, kjo është e patolerueshme. Për popullin nuk ka gjoba. Gjobat dhe ndëshkimet janë për ata që shqetësojnë popullin dhe kërcënojnë shëndetin e popullit dhe vënë në rrezik shëndetin e tyre. Nuk mund të vish ti me Covid në krah e të ma sjellësh mua e të më shkaktosh mort, larg qoftë,”- shpjegoi kryeministri Rama.

    • 20:18

      “Kurrë, as në këtë botë e as në tjetrën”, Rama i përgjigjet Opozitës për testet: Rrotulloni pllakën e gramafonit, unë nuk kam gënjyer por s’marr mendjen tuaj

      Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk e merr mendjen e Opozitës për numrin e testeve. Në një bashkëbisedim me qytetarët, teksa iu përgjigj njërit prej tyre, Rama tha se Opozita vazhdon dhe rrotullon pllakën e gramafonit. Kryeministri sqaroi se nuk ka gënjyer për numrin e testeve, por ka thënë se qeveria varet nga strategjia e Komitetit Teknik. Sot partia e Ndrecës ka dalë sot dhe ka thënë se ne kemi genjyër kur kemi thënë se kemi 2 mijë teste. Unë kam thënë se testet janë pjesë e vendimit të Komitetit Teknik dhe ne do u bindemi atyre. Unë kam thënë se nëse Komiteti teknik do thoshte 2 mijë teste në ditë, ne do i bëjmë edhe 3 mijë edhe 5 mijë. Këta vazhdojnë dhe rrotullojnë pllakën e gramafonit dhe nuk e kuptojnë që jemi në luftë. Kurrë, as në këtë botë dhe as në tjetrën nuk mund të marr mendjen e PD-së për testëet. 7 herë e 7 bëjnë 42. Kurrë! Ne s’na mungon asgjë, na mungon vetëm logjika e asaj që e quan veten Opozitë,”- tha Rama.

    • 20:10

      “Nëse s’do kishim këto masa do ishim këtë gazi i botës”, Rama falenderon qytetarët: Të mos leshohemi tani

      Kryeminsitri Edi Rama ka falenderuar sërish sot qytetarët, ku tha se kanë respektuar masat, por u kërkoi që të mos vijojnë me shkeljet tani kur duket se lufta po mbaron. Kreu i qeverisë u shpreh se nëse nuk do respektoheshin masat, sot do ishim bërë gazi i botës. Nëse nuk do reskpektonim masat e marra dhe të mos kishim reaguar në kohë do ishim bërë gazi i botës. Faleminderit dhe mirënjohje që kemi bërë gjënë e duhur deri tani dhe të mos lëshohemi tani. Gjithçka është nënkontrollin tonë sot”, tha Rama.

    • 20:09

      “Të pashë pa maskë”, Rama i përgjigjet qytetarit: Nuk dola në pazar, isha në punë dhe mos ma qaj hallin mua

      Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave se përse nuk kishte vënë maske gjatë vizitës që bëri në Thumanë. Në një bashkëbisedim me qytetarët në përmjet profilit të tij në Facebook, Rama tha se maska nuk është e detyrueshme për të gjithë, dhe se kur kjo gjë do të ndodhë, do ta vendosë edhe ai. “Të pashë pa maskë në Thumanë….unë nuk dola në pazar. unë isha në një vend punë, me distancë të sigurtë dhe me gjithçka në rregull. mos ma qaj hallin mua. maska nuk është bërë e detyrueshme, kur ,kjo gjë të bëhet, do ta vendos dhe unë. se çfarë s’po dëgjojmë,”– tha Rama.

    • 20:08

      Rama tregon paketën e re ekonomike: Do përfitojnë dhe taksitë e serviset e makinave

      Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se shumë shpejt qeveria do ketë një paketë të re ekonomikë, ku do zgjerohen bizneset që përfitojnë. Rama tha se do përfitojnë taksitë, serviset e makinave, por dhe bizense që janë hapur, por nuk punojnë. Kam marrë ankesa, kërkesa dhe shqetësime nga biznese të vogla. Psh rrobaqepësi të vogla, servis makinash. Me ligjin në fuqi është i hapur, por me zakonin në fuqi, është i mbyllur. Profesionet të tjera hidraulikë, agjenci turistike, dizajner, që punojnë me printime, etj…taksistë janë biznes i vogël. Këta dhe ndonjë kategori tjetër, do të jenë pjesë e zgjerimit të paketës së mbështetjes. Janë biznese të vogla, të mbyllura de facto, si rezultat i luftës. Ata që janë punonjës për linjat e transportit. Dhe që praktikisht janë në shtëpi se nuk ka transport urban e ndër urban. Do jenë pjesë e paketës së zgjeruar”, tha Rama.

    • 20:02

      “Vetëm 4 pacientë janë me respiratorë”, Rama tregon kapacitet në spitale: Të gjithë do kenë mundësi t’i përdorin, falë Zotit jemi këtu prej masave

      Kryeministri Edi Rama është shprehur se në spitale ka kapacitete për respiratorë. Në një komunikim me qytetarët nga profili i tij në Facebook, Rama tha se nëse 200 pacientë do të kishin nevojë për respiratorë, do të kishin mundësi t’i përdornin. Sipas kryeminsitrit, vetëm 4 pacientë janë me respiratorë dhe kjo ka ndodhur falë masave. Nëse do kishim 200 veta që do donin respiratorë, të gjithë do kishin mundësi që ta përdornin. Ne tani kemi vetëm 4 veta me respiratorë. Kjo falë masave të marra dhe respektimit të tyre në mënyrë shembullore nga ana juaj. Jemi këtu sot se kemi marrë masa të parët, prandaj duhet të rezistojmë që të dalim ballë lart nga kjo luftë,“- tha Rama ndër të tjera.

    • 19:52

      “Situata në vijën e zjarrin është inkurajuese”, Rama: Kur të hapen baret do festohet fitimi i luftës me COVID-19

      Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët, ku u është përgjigjur pyetjeve që kanë ardhur prej  tyre. Rama gjatë deklaratës së tij u shpreh se situata në spitale është inkurajuese, pasi janë vetëm 63 pacientë. Kur të hapen baret do jetë koha për të festuar fitimin e luftës. Për berberët e kemi thëne që janë mbyllur dhe do marrin pagën që kemi vendosur. Situata në fushën në vijën e zjarrit është inkurajuaese, sot kemi 56 të shtruar në infektiv, prej të cilëve në reaminacion dhe 7 në COVID1, ku 6 prej tyre janë në reaminacion”, u shpreh Rama.

    Shto Koment