Aktualitet

15 emigrantë të bllokuar në Kakavijë, shqiptarët: Duhet pasaportë serbe të futemi në atdhe, na trajtojnë si qenër!

9 Prill 2020, 07:46 Nga DOSJA
15 emigrantë të bllokuar në Kakavijë, shqiptarët: Duhet

Kakavijë- 15 emigrantë shqiptarë, prej 72 orësh janë të bllokuar në tokën neutrale në pikën kufitare të Kakavijës, pasi nuk lejohen të futen në atdhe, pas masave të marra nga qeveria për COVID-19.  Ato shprehen se duan të shkojnë në shtëpitë e tyre pranë familjarëve dhe për këtë gjë nuk duhet t’i ndalojë askush. Emigrantët i bëjnë thirrje qeverisë, medias dhe presidentit që të gjendet një zgjidhje për ta.

Jemi të izoluar dhe bllokuar nga qeveria shqiptare. Jemi të zhgënjyer,  i bëjnë thirrje Ramës që të na japë një zgjidhje. Edhe mediave iu bëjmë thirrje që ta përhapin këtë çështje tonë. Dhe partive politike dhe presidentit, se qeveritarët nuk duan ta dinë a jemi gjallë a s’jemi gjallë. Jemi shtetas shqiptar. Duhet me marrë pasaportë serbe të hymë në tokë shqiptare se me pasaporta shqiptare nuk pinë më ujë. Kur ne jemi shqiptar, ikim si njerëz dhe greku na sillet si njeri dhe shteti jonë shqiptar me në krye Ramën na trajtojnë si qenër”, “, shprehen ata.

Së fundmi, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të lejohen të futen në tokën shqiptare, vetëm personat që janë rezidentë në Shqipëri. Kreu i qeverisë deklaroi se shqiptarët që do të futen në atdhe do të karantinohen për 14 ditë në hotele dhe  do të paguajë vetë shpenzimet. Ndërsa, për personat që janë rezidentë në shtete të tjera, nuk do të futen në atdhe derisa të përfundojë pandemia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 15 emigrantë të bllokuar në kakavijë emigrantet e bllokuar 15 emigrantë të bllokuar në kakavijë emigrantet e bllokuar

Sondazh

Poll