Aktualitet

U gjet i pajetë në banesën e tij në Sarandë, 70-vjeçarit amerikan i merret tamponi për koronavirus, sot përgjigjja

9 Prill 2020, 07:42 Nga DOSJA
U gjet i pajetë në banesën e tij në Sarandë,

SARANDË– Trupi i shtetasit amerikan Robert Hood, është sjellë që dje në Tiranë për t’ju bërë ekspertiza mjeko-ligjore pasi dyshohet se ka ndërruar jetë prej koronavirusit. 70-vjeçari u gjet i pajetë në banesën e tij. 

Gjithashtu tamponet u janë bërë edhe 5 qytetarëve të tjerë, por rezultatet kanë qënë negativë. Deri më tani nga Saranda janë marrë 30 tampon dhe fatmirësisht përgjigja për të gjithë ka qënë negative.

Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi robert hood sarande koronavirusi ne shqiperi robert hood sarande

Sondazh

Poll