Aktualitet

Shkon në 15 numri i të infektuarve me koronavirus në Elbasan, mes tyre 2 studentë të gazetarisë

9 Prill 2020, 07:54 Nga DOSJA
Shkon në 15 numri i të infektuarve me koronavirus në Elbasan, mes

ELBASAN– Shkon në 15 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në qytetin e Elbasanit. Të infektuar të tjerë, janë edhe 3 klientë të pronarit të restorantit, i cili infektoi edhe bashkëshorten e tij.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy prej të infektuarve janë studentë gazertarie të vitit të parë, ndërsa tjetri është një 45-vjeçar. Të tre kanë qënë në restorant, ku edhe dyshohet se janë infektuar. 

Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan koronavirusi ne elbasan elbasan koronavirusi ne elbasan

Sondazh

Poll