Aktualitet

Incident i sikletshëm te Infektivi/ Bluzat e bardha nxitojnë të fusin pacientin me covid-19 në spital, barrelës i këputet

9 Prill 2020, 07:18 Nga DOSJA

TIRANË– Një incident ‘i vogël’ ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv, ku një pjesë e barrelës që transportonte një pacient me koronavirus është prishur.

Të veshur me kostumin e tyre mbrojtës, personeli i bluzave të bardha e ka nxjerrë burrin nga ambulanca dhe në momentin që janë drejtuar për të hyrë në Infektiv, një prej këmbëve të barrelës është mbyllur, por fatmirësisht pa i shkaktuar dëme të infektuarit.

Bashkë me barrelën është rrëzuar edhe një prej bluzave të bardha, të cilit i mbeti këmba poshtë pasjisjes transportues, ndërsa ‘dëshmitar’ i gjithë skenës është mjeku Tritan Kalo, i cili siç shihet në foto sapo po futej në spital.

Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll