Aktualitet

Dyshohet se janë prekur nga COVID-19/ Vetëizolohen disa punonjës të komisariatit të Vorës

9 Prill 2020, 07:30 Nga DOSJA
Dyshohet se janë prekur nga COVID-19/ Vetëizolohen disa punonjës

Vorë- Disa punonjës të komisariatit të Vorës janë futur në karantinë, pasi dyshohet se janë të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ata kanë shfaqur disa simptoma, si kollë dhe temperaturë dhe janë në pritje të përgjigjeve të analizave.

Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll