Aktualitet

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona në Durrës, Policia u sekuestron edhe një “Benz”

9 Prill 2020, 06:59 Nga DOSJA
Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona në Durrës,

Durrës– Policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona, përkatësisht D. M, 32-vjeç dhe L. M, 57-vjeç, pasi shpërndanin kokainë në qyetin bregdetar. Gjatë aksionit Policia ka sekuestruar 126 doza me lëndë narkotike kokainë, 1 automjet, 3 telefona celularë dhe 1 peshore elektronike.

Njoftimi i Pollicisë: 

Vijon operacioni antidrogë i koduar “HIGH QUALITY”. Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Sekuestrohen 126 doza me lëndë narkotike kokainë, 1 automjet, 3 telefona celularë dhe 1 peshore elektronike. Në vijim të operacionit “HIGH QUALITY”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në kuadër të të cilit u sekuestrua 0.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë dhe kokainë, si dhe një sasi e konsiderueshme parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe u vunë në pranga 3 shtetas (organizatori, shpërndarësi dhe bashkëpunëtorja e shpërndarësit të lëndës narkotike), operacioni ka vijuar për evidentimin dhe goditjen e personave të tjerë që ushtrojnë këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i vijimit të operacionit të ndjekur me metoda proaktive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, duke vënë në pranga dy shtetas:

D. M., 32 vjeç dhe L. M., 57 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. M., në lagjen nr. 14, Durrës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 124 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike, ndërsa gjatë kontrollit të shtetasit L. M., në automjetin tip “Benz”, u gjetën dhe sekuestruan 2 doza kokainë, në total 63 gramë kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona në durrës kapen shpërndarsit e drogës në durrës arrestohen 2 persona në durrës kapen shpërndarsit e drogës në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2020, 21:06

TIRANË– Eriona Heta, menaxhere e projekteve të kërkim-zhvillimit në një kompani në Gjermani është shprehur se viktima e parë në Shkodër për shkak të Covid-...