Aktualitet

“Virusi ka mendjen e tij, ai bën ligjin”/ Silva Bino: Kemi rekomanduar që të zgjasë zbatimi i masave për COVID-19

9 Prill 2020, 06:52 Nga DOSJA
“Virusi ka mendjen e tij, ai bën ligjin”/ Silva Bino: Kemi

Tiranë- Silva Bino, shefe e Departamentit te Epidemiolgojise dhe Kontrollit te Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, në një lidhje direkte në emisionin “Open” në Top Channel ka deklaruar se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rekomanduar zgjatjen e zbatimit të masave edhe për pak kohë.

Virusi ka mendjen e tij, ai bën ligjin. Ne duhet ta njohim sa më mirë dhe të adaptohemi në mënyrë që ta parandalojmë sa më shumë atë. Ne kemi rekomanduar që masat të zgjasin edhe pak. Janë masa që kanë dhënë jashtëzakonisht rezultat shumë të madh në drejtim të jetës së njeriut. Dhe nuk ka çmim të më madh se jeta e njeriut dhe shëndeti i tij. Nëse do jemi të përgjegjjshëm edhe pas lirimit të masave, do zbatojmë masat e distancimit social do të kemi situate të mirë.”, u shpreh Bino. 

Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet silva bino viktimat e covid ne shqiperi silva bino viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2020, 21:06

TIRANË– Eriona Heta, menaxhere e projekteve të kërkim-zhvillimit në një kompani në Gjermani është shprehur se viktima e parë në Shkodër për shkak të Covid-...