Aktualitet

COVID-19/ Infektohet efektivi i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, u merret tamponi 5 kolegëve të tij

9 Prill 2020, 06:15 Nga DOSJA
COVID-19/ Infektohet efektivi i Drejtorisë së Policisë së

Tiranë- Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është infektuar një efektiv i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërkohë u është marrë tamponi edhe  5 policëve të tjerë, të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarin. Të njëjtat burime bëjnë me dije se punonjësi i Policisë së Tiranës, i cili rezultoi i prekur me COVID-19,  prej një jave është vetëizoluar. Gjendja shëndetësore e tij është e stabilizuar.

Po kështu, mësohet se edhe disa efektivë policie të komisariatit të Vorës janë karantinuar, pasi kanë pasur simptoma të virusit.

Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2020, 21:06

TIRANË– Eriona Heta, menaxhere e projekteve të kërkim-zhvillimit në një kompani në Gjermani është shprehur se viktima e parë në Shkodër për shkak të Covid-...