Aktualitet

11 pacientë të tjerë fitojnë betejën me COVID-19, shkon në 165 numri i të shëruarve, Rama: Lajm i mirë!

9 Prill 2020, 05:34 Nga DOSJA
11 pacientë të tjerë fitojnë betejën me COVID-19, shkon

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se edhe 11 pacientë të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. “Lajm i mirë, 11 të shëruar sot”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook. Numri i të shëruarve në vendin tonë ka shkuar në 165.

Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama viktimat e covid ne shqiperi edi rama viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2020, 21:06

TIRANË– Eriona Heta, menaxhere e projekteve të kërkim-zhvillimit në një kompani në Gjermani është shprehur se viktima e parë në Shkodër për shkak të Covid-...