Aktualitet

“Ka kaluar gjysma e të keqes”, Pipero kërkon lehtësimin e masave: Fundi i muajit mund të na gjejë dhe me 0 raste të re

8 Prill 2020, 20:07 Nga DOSJA
“Ka kaluar gjysma e të keqes”, Pipero kërkon

TIRANË- Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ka kërkuar nisjen e masave lehtësuese, pasi sipas tij është koha për të bërë një gjë të tillë. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Pipero u shpreh se tashmë ka kaluar gjysma e parë e së keqes dhe se situata në Spitalin Infektiv është me e qetë.

Situata në Infektim paraqitet komplekse. Ka nga ato pacientë që kanë problematikat e qëndrueshme por besoj se tashmë ka kaluar gjysma e të keqes së parë. Besoj se masat tani duhet lehtësuar pak. Por ky vendim i takon qeverisë.

Por besoj se fundi i prillit, fillimi i majit do na gjejë me ndonjë rast sporadik infektimi ose me 0 raste të reja infektimi. Prandaj duhet dhe pak durim”, u shpreh mjeku Pipero.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 pellumb pipero

Sondazh

Poll