Aktualitet

Gjendet i vdekur 38-vjeçari në Elbasan, i vëllai lajmëron policinë: I bija telefonit dhe s’më përgjigjej

8 Prill 2020, 21:18 Nga DOSJA
Gjendet i vdekur 38-vjeçari në Elbasan, i vëllai lajmëron

ELBASAN– Një 38-vjeçar i identifikuar si Leonard Murrizi është gjetur i pajetë në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, në lagjen “Çlirimi”, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme. Mësohet se Murrizi është gjetur i pajetë nga i vëllai.

Në momentin që ky i fundit i telefononte, i ndjeri nuk është përgjigjur dhe ai është nisur për tek apartamenti ku jetonte vëllai i tij. Kur ka mbërritur aty ka njoftuar policinë, pasi nuk futej dot në banesë. Kanë qenë punonjësit e shërbimit zjarrfikës ata që kanë arritur hapjen e derës dhe policia ka konstatuar se 38-vjeçari ishte pa sheja jete.

Trupi i Murrizit është dërguar në morgun e qendrës spitalore të Elbasanit për t’i bërë autopsinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan gjendet i vdekur 38 vjecari ne elbasan leonard murrizi elbasan gjendet i vdekur 38 vjecari ne elbasan leonard murrizi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2020, 21:06

TIRANË– Eriona Heta, menaxhere e projekteve të kërkim-zhvillimit në një kompani në Gjermani është shprehur se viktima e parë në Shkodër për shkak të Covid-...