Aktualitet

8 Prill 2020, 21:06 Nga DOSJA

TIRANË– Eriona Heta, menaxhere e projekteve të kërkim-zhvillimit në një kompani në Gjermani është shprehur se viktima e parë në Shkodër për shkak të Covid-19 ka qenë halla e saj.  Në një lidhje me Skype në emisionin “Opinion”, Heta tha se hallën tjetër e ka gjithashtu të sëmurë dhe në terapi intensive dhe u prek teksa shtoi se për viktimat nuk janë bërë siç duhet nderimet.

“Doja të falenderoja vetëm për disa sekonda të falenderoja bluzta e bardha që po kujdesen për hallën time që është në terapi intensive. Para disa ditësh mediat kanë shpërndarë një lajm edhe të humbjes së pacientes së parë në Shkodër. Ajo është halla ime tjetër, zonja 80-vjeçare. Dua të shpreh edhe ngushëllimet për të gjithë ata njerëz që aknë humbur të afërmit e tyre. Nuk mundëm t’i përcillnim dot siç duhet por sapo të mbarojë kjo situatë do bëjmë nderimet përkatëse,”- tha Heta.

Shkodra u konsiderua si nëj nga vatrat e nxehta në Shqipëri, pasi një ceremoni mortore infektoi 12 personat e parë.

Ndërkohë Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërsa 154 qytetarë janë shëruar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevizu eriona heta koronavirusi ne shqiperi blendi fevizu eriona heta koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll