Aktualitet

Tmerr në Maqellarë, qytetarët dynden rrugëve dhe ankohen: S’kemi marrë asnjë ndihmë nga qeveria, kemi halle

8 Prill 2020, 20:03 Nga DOSJA
Tmerr në Maqellarë, qytetarët dynden rrugëve dhe ankohen:

DIBËR–  Institucionet shtetërore dhe Forcat e Rendit e kanë përqendruar vëmendjen në zonat e mëdha urbane, duke lënë totalisht jashtë vëmendjeje, njësitë e tjera, që janë të përfshira nga grumbullime masive qytetarësh.

Një situatë e tillë shihet edhe në Maqellarë të Dibrës. Për shkak se Maqellara është një zonë shumë e populluar, banorët nuk kanë pyetur për masa kufizuese ndaj Covid-19 dhe lëvizin lirshëm. Pamjet e kësaj të Mërkure janë vërtetë të frikshme, pasi nuk ka ruajtje distance e sidomos nga mosha e tretë.

Gjithsesi, sipas gazetarit Enver Doçi, banorët e kësaj zone ankohen se deri më sot nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga instancat vendore, madje nuk kanë marrë as ndihmën ekonomike e cila sipas Qeverisë është dyfishuar.

“Këtu nuk zbatohet asnjë rregull distance. Paradite rrinë shumë afër njëri-tjetrit,”- thotë njëri prej tyre.

Shyqyr që ktu nuk ka asnjë të infektuar,”– thotë një jtetër.

Këtu nuk kemi parë asnjë ndihmë. Njerëzit presin ndihmën eekonomike, pensionet dhe nuk zbatojnë rregullat. Mirë është që të vijnë e të verifikojnë. Kanë edhe halle e duan të bëjnë pazaret,”- thotë një tjetër banor.

Grumbullime të tilla si në Maqellarë mund të jenë të rrezikshme, duke e ditur se kjo zonë është jo shumë larg doganës së Bllatës dhe ka lëvizje me Dibrën e Madhe të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërsa 154 qytetarë janë shëruar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet diber koronavirusi ne shqiperi maqellare plani i masave per covid-19 diber koronavirusi ne shqiperi maqellare plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll