Aktualitet

“Na falenderon çdo ditë”, mjekja shqiptare në Itali përlotet kur flet për historinë e pacientit 19-vjeçar: Aprovoi in

8 Prill 2020, 20:39 Nga DOSJA
“Na falenderon çdo ditë”, mjekja shqiptare në Itali

TIRANË- Mjekja shqiptare, Andriada Meta, që ka shkuar në Itali në ndihmë të kolegëve të saj ka treguar se si është integruar me jetën aty. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel ka treguar se është vendosur në spitalin e Breshias në reaminacion, pasi është anesteziste.

Meta ka folur dhe për eksperiencën e saj personale dhe u përlot kur foli për një pacient 19-vjeçar është në gjendje të rëndë.

Ne kemi parë shumë raste të vështira por një rast më ka prekur shumë. Ishte një 19 vjeçar i cili kishte dhe probleme të tjera shëndetësore. Ai nuk erdhi në gjendje të rëndë por u përkeqësua në spital. Kur i thamë që do të vendosim në intubim për të mirën tënde ai e aprovoi dhe qante njëkohësisht. Ishte vërtet prekëse. Ajo që më ka prekur është edhe fakti që pas çdo veprimi tonë ai na falenderonte”, tregoi ajo.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andriada meta mjeket shqiptare ne itali andriada meta mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll