Aktualitet

Rëndohet gjendja shëndetësore e Adriatik Alimadhit, deputeti po trajtohet me oksigjen

8 Prill 2020, 14:24 Nga DOSJA
Rëndohet gjendja shëndetësore e Adriatik Alimadhit, deputeti po

TIRANË– Gjendja e deputetit Adriatik Alimadhi, i cili është i infektuar me Covid-19, është rënduar. Kjo gjë ka bërë që Alimadhi të përfundojë në oksigjen, pasi ka vështirësi në frymëmarrje. Aktualisht deputeti po trajtohet me oksigjen me maskë.

Deputeti Alimadhi u konfirmua më 24 mars me COVID-19, por vetëm më datë 27 e bëri publike këtë gjë. Ai bashkë me gruan janë të infektuar nga koronavirusi. Fillimisht deputeti u ankua për për mungesën e interesimit nga ana e mjekëve por edhe e kryeministrit.

Para disa ditësh, gjendja e deputetit u përkeqësua dhe ai u dërgua për në spitalin Infektiv, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve specialistë. Nga Infektivi ai komentoi gjendjen e tij shëndetësore, teksa u shpreh se ndihet sikur brenda në trup i ka hyrë një “silurus” (lloj peshku), dhe kërkon t’i pushtojë organet. Po ashtu, Alimadhi nuk harroi të falenderojë edhe shqiptarët e mediat që janë interesuar për të.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik alimadhi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi adriatik alimadhi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll