Aktualitet

Kontroll i mjetit online! Njoftim i rëndësishëm për të gjitha subjektet që tregtojnë makina, ja si mund t’i shmangeni e

8 Prill 2020, 13:52 Nga DOSJA
Kontroll i mjetit online! Njoftim i rëndësishëm për të

TIRANË– Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka lajmëruar të gjithë të gjithë subjektet dhe koncesionarët që tregtojnë automjete dhe duan të kryejnë kontrollin fizik të tyre, të përdorin shërbimin “Easy check”. Pa qenë nevoja për t’i dërguar mjetet te kontrolli fizik në drejtoritë rajonale, dhe me një kosto prej 200 lekësh, subjektet dhe koncesionarët duhet të bëjnë një kërkesë me anë të një formulari dhe ta dërgojnë atë në rudrikën “easy check”, në faqen zyrtare të DRSHTRR-së.

Më pas subjekti do të kontaktohet me telefon/e-mail nga stafi i Shërbimit të Transportit Rrugor përkatës për përcaktimin e datës dhe orarit për kontrollin fizik. Punonjësi i DRSHTRR do të vijojë më tej me përgatitjen e dokumentacionit përkatës. Në një datë të dytë, punonjësi i autorizuar nga subjekti për kryerjen e veprimeve paraqitet në sportelet e DRSHTRR përkatëse për procedurat e regjistrimit të mjeteve. Ky shërbim aktualisht ofrohet VETËM nga DRSHTRR Tiranë dhe Durrës!

Ndërsa, qytetarët që nuk kanë nevojë të qarkullojnë me automjetet e tyre në këtë periudhë kur vendi është paralizuar nga Covid-19, mund ta ç’regjistrojnë mjetin e tyre përkohësisht, duke shmangur kështu taksën.

SI FUNKSIONON?

Si fillim, plotësoni formularin për çregjistrim të përkohshëm/përhershëm të mjetit dhe më pas do kontaktoheni nga numri i telefonit/adresa e e-mail nga stafi i drejtorisë rajonale për t’ju njoftuar për orarin dhe datën se kur duhet të paraqiteni në sportel për të vijuar me procedurat e çregjistrimit të përkohshëm/përhershëm të mjetit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e shërbimit të transportit rrugor drshtrr koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 drejtoria e shërbimit të transportit rrugor drshtrr koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll