Bota

Japonia korr sukses me kurën ndaj Covid-19, ilaçi Avigan do të shpërndahet falas në 20 vende të botës

8 Prill 2020, 14:16 Nga DOSJA
Japonia korr sukses me kurën ndaj Covid-19, ilaçi Avigan do të

JAPONI– Japonia ka ofruar falas ilaçin kundër koronavirusit, për 20 vende të botës. lajmin e mirë ek a bërë me dije vetë ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi. Anadolu Agency shkruan se kura që është përdorur ndaj Covid-19 do të dërgohet në Turqi, Bullgari, Çeki, Indonezi, Iran, Arabi Saudite dhe shumë vende të tjera.

Tridhjetë vende të tjera kanë shfaqur interes për ilaçin. Ne do të punojmë me vendet e interesuara për zhvillimin e studimeve klinike të Avigan ndërkombëtarisht,”– tha Motegi para gazetarëve.

Ilaçi Avigan, njihet gjithashtu si Favipiravir dhe është një antiviral i zhvilluar nga Toyama Chemical e Japonisë për të trajtuar gripin, por studiuesit në Kinë thonë se ka efekt edhe ndaj koronavirusit.

Deri më tani, Japonia ka raportuar mbi 4.250 raste të konfirmuara me COVID-19 ndërsa 93 përsona kanë vdekur. Vetëm një ditë më parë, kryeministri japonez, Shinzo Abe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Ai u kërkoi njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe kufizoi funksionimin e shkollave dhe shërbimeve të tjera.

 

Mbi  1.4  milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi dhe kanë vdekur mbi 83,000 persona tjerë. SHBA-ja sërish mbajti rekord duke shënuar numrin më të madh të të vdekurve në një ditë, duke e çuar totalin në 12.900 dhe 400 mijë të infektuar.  Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vijon ende të mbetet në spital. Në Britani janë mbi 55 mijë persona të infektuar, mes tyre janë 7  mijë viktima. Tre vendet më të prekura në botë pas SHBA-së janë Spanja, Italia dhe Franca. Spanja ka 142 mijë të infektuar dhe 14 mijë viktima, e ndjekur ngushtë nga Italia me mbi 139 mijë pacientë pozitivë dhe 17,699 të vdekur. Ndërsa Franca ka 109,069 të infektuar mecovid-19 dhe 10,328 viktima.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota avigan ilaci kunder koronavirusit japoni koronavirusi ne bote avigan ilaci kunder koronavirusit japoni koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll