Politike

Propozimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Basha: Qeveria duhet të rialokojë fondet, paratë e PPP-ve të shkojnë për pë

8 Prill 2020, 15:46 Nga DOSJA
Propozimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Basha: Qeveria duhet

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas propozimeve të Dhomës Amerikanë të Tregtisë që i adresoi sot për qeverinë. Në një reagim në mediat sociale, Basha shprehet se qeveria duhet të rialokojë fondet e vendosura në buxhet për PPP-të dhe t’i vendos ato në funksion të përballimit të situatës së pandemisë.

Numri një i opozitës shton se fondet e shpallura nga qeveria prej 50 milionë euro në total për 3 muaj, për shtresat në nevojë, pagat e biznesit të vogël dhe pagesën e papunësisë, nuk i mbulojnë nevojat e krizës.

Shqetësimet dhe propozimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë janë të drejta. I kam kërkuar qeverisë angazhimin e të gjitha resurseve ekonomike në buxhet për të mbështetur biznesin nga vështirësitë e shkaktuara prej pandemisë. Qeveria shqiptare duhet të RIALOKOJË fondet e vendosura në buxhet për PPP-të, nga shpenzimet operative si edhe nga investimet publike dhe ti vërë ato në funksion të nevojave shëndetësore dhe ekonomike.

Fondet e shpallura nga qeveria prej 50 milionë euro në total për 3 muaj, për shtresat në nevojë, pagat e biznesit të vogël dhe pagesën e papunësisë, NUK i mbulojnë nevojat e krizës. Pas shëndetit, ekonomia duhet të jetë prioritet absolut i qeverisë. Shqipëria ka nevojë për masa gjithpërfshirëse dhe jo fjalë. Koha është tani, sepse çdo vonesë do kushtojë shtrenjtë”, është ky reagimi i Bashës.

Më herët Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço i ka dërguar një letër me katër propozime kryeministrit Edi Rama, ministres së Financave Anila Denajt, ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi dhe ministrit të rindërtimit, Arben Ahmetajt. Në letrën e tij, Jaçe shprehet se ka rezervat e tij për planin ekonomik të qeverisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhoma amerikane e tregtise edi rama lulzim basha masat kunder covid plani i qeverise per koronavirusin dhoma amerikane e tregtise edi rama lulzim basha masat kunder covid plani i qeverise per koronavirusin

Sondazh

Poll