Politike

Rikthehen seancat plenare, deputetët do ulen në llozhat e sallës dhe tek vendi i gazetarëve

8 Prill 2020, 13:48 Nga DOSJA
Rikthehen seancat plenare, deputetët do ulen në llozhat e sallës

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka nisur pjesërisht punën, pasi ditët e funidt janë mbledhur online Komisionet Parlamentare të cilat kanë diskutuar për disa ligje që kishin mbetur pezull që prej nisjes së situatës së pandemisë së COVID-19.

Mësohet se nga java e ardhme do ketë dhe seanca plenare, të cilat do jeë ndryshe nga herët e tjera. Sipas informacioneve mësohet se deputetët për të pasur distancën me njëri tjetrin, do ulen dhe në llozhat e sallës, por dhe në vendin kur më herët qëndronin gazetarët.

Gjithçka do vendoset në Koferencën e Kryetarëve ditën e premte, por deri tani mësohet se kjo do jetë mënyra e zhvillimit të seancës plenare në kushtet e pandemisë së COVID-19. Deri tani deputetët janë mbledhur online në Komisionet Parlamentare, ku janë rrezuar disa nga deklaratet e Metës, por janë disktuar dhe ligje të tjera.

Nga ana tjetër nuk dihet ende formati i dikutimit për Reformën Zgjedhore, që mbledhjen e fundit e ka pasur fillim të marsit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike masat kunder covid 19 seanca plenare masat kunder covid 19 seanca plenare

Sondazh

Poll

Politike 8 Prill 2020, 08:17

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë vijon me punën pavarësishrt situatës së krijuar nga koronavirusi në vend. Komision i Ligjeve dje ka rrëzuar dy dekretet për kt...