Politike

Rinisja e punës, Braçe: Disa sipërmarrës po lëvizin dhe nuk dërgojnë listë punëtorësh tek menca e Qeverisë

8 Prill 2020, 14:13 Nga DOSJA
Rinisja e punës, Braçe: Disa sipërmarrës po lëvizin

TIRANË- Shumë biznese po rinisin punën dhe pse situata e pandemisë ende është në fazën më kritike të saj. Sot zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka publikuar disa foto nga kthimi i punëtorëve në punë dhe i ka përshëndetur ata.

Braçe shprehet se ata që kanë nisur punën po respektojnë masat e marra për sigurinë e shëndetit. Po ashtu numri dy i qevërisë shton se këto fabrika, nuk dërgojnë listë punëtorësh tek menca e qeverisë, por po gjejnë punën dhe gjatë periudhës së COVID-19.

“MIREMENGJES, edhe cdo punetori ne cilendo fabrike qe e ka nisur #punen shume me heret, ne kushte sigurie per shendetin; #SHENDETIIPARI. MIREMENGJES, edhe cdo sipermarresi qe po leviz forte te pershtase, kerkoje e gjeje “punen”, nuk rri e nuk dergon lista punetoresh tek #mencaeQeverise, nuk rri e pret te arketoje para pa pune si perhere!  Bravo Rites ne Durres e Tirane, bravo Lumirit e partenereve te tij italiane ne Berat qe po marrin pune, punojne e rikthejne punetoret ne pune! #PunaVlen #Llafetimerrera”, shkruan Braçe.

Në vendin tonë prej një muaji shumë biznese janë mbyllur dhe nuk dihet se kur do hapen. Qeveria me anë të një vendimi ka kërkuar që bizneset që kanë shërbime për publikun dhe grupmbullojnë qytetarë të qëndrojnë të mbyllura si një masë për të parandaluar hapjen e koronavirusit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rinisja e punes erion brace koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rinisja e punes

Sondazh

Poll

Politike 8 Prill 2020, 08:17

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë vijon me punën pavarësishrt situatës së krijuar nga koronavirusi në vend. Komision i Ligjeve dje ka rrëzuar dy dekretet për kt...