Politike

COVID-19 ndryshon planin e qeverisë/ Rama: Nuk i bëjmë dot të gjitha, por deri për Vitin e Ri do të ndërtojnë banesat in

8 Prill 2020, 11:39 Nga DOSJA
COVID-19 ndryshon planin e qeverisë/ Rama: Nuk i bëjmë dot

Durrës- Kryeministri Edi Rama njoftuar mesditën e sotme se ka nisur rindërtimi i banesave në zonën e Thumanës, të cilat u shembën gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Nisja e punimeve është inspektuar nga vetë kryeministri, ku ka qenë i pranishëm edhe ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj.

Kreu i qeverisë tha se puna duhet të vijojë me një ritëm të shpejtë, tre turne në ditë, në mënyrë që banorët e prekur nga tërmeti të festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre të reja. Rama theksoi se deri për Vitin e Ri do  të ndërtohen me patjetër banesat individuale në Thumanë, ndërsa për ndërtimin e banesave kolektive nuk deklaroi gjë.

“Duhet të bëjmë çmos që ta çojmë drejt Vitit të ri me sukses. Ndoshta nuk i bëjmë do të gjitha, me tre turne do punojnë, por të paktën banesat individuale do duhet të bëhen.”, tha Rama.

Ndërkohë në një postim në Facebook, ku ka shpërndarë edhe një video nga inspektimi Rama shprehet: TiNukDoJeshKurrëVetëm? THUMANË – NISIM RINDËRTIMIN? *të gjithë ata që janë në çadra a në shtëpi me qera, do t’i kthejmë në shtëpia të reja, më të mira, më të forta e më të bukura dhe pasi të fitojmë luftën që na ka zënë derën, do të përmbushim këtë kryedetyrë njerëzore të këtij viti të jashtëzakonshëm, duke zbatuar me çdo kusht porosinë e Zotit të Madh të Shqiptarëve, për t’u kujdesur deri në fund për ata që tërmeti i goditi më fort?”. 

Mbi 1000 persona u lënduan dhe  51 të tjerë humbën gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Tre qarqet që u prekën janë Tirana, Durrësi dhe Lezha. Mijëra banesa u dëmtuan dhe mbi 13 mijë qytetarët u larguan nga shtëpitë e tyre.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 8 Prill 2020, 08:17

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë vijon me punën pavarësishrt situatës së krijuar nga koronavirusi në vend. Komision i Ligjeve dje ka rrëzuar dy dekretet për kt...