Politike

Rama lajmëron lehtësimin e masave brenda 15 prillit dhe zgjerim të paketës financiare: Do i drejtohemi parlamentit për ndry

8 Prill 2020, 14:41 Nga DOSJA
Rama lajmëron lehtësimin e masave brenda 15 prillit dhe zgjerim

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka lajëmruar ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor të Republikës së Shqipërisë, gjatë kohës që vendi është izoluar për shkak të Covid-19 dhe se po përgatitet t’i drejtohet Parlamentit, për këtë gjë. Në një status në profilin e tij në Facebook, kryeministri shkruan se heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës.

Rama shton më tej se brenda datës 15 prill do të ketë masa lehtësuese për mënyrën e lëvizjes në vazhdim, ndërkohë që shton se brendat të njëjtin afat, pritet edhe zgjerimi i paketës financiare. 

” Masat e reja shtrënguese, për të cilat po përgatitemi t’i drejtohemi parlamentit për ndryshime në kodin penal & rrugor të republikës së shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e çdo qytetari

Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cënuar shëndetin e askujt. Brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave. Lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në kuvendin e shqipërisë,“- shkruan kryeministri.

Prej më shumë se tre javësh, Shqipëria ndodhet në izolim total për shkak të situatës së krjuar nga Covid-19 në vend. Lëvizjet për pazare dhe nevoja të përditshme janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje, me lejen përkatëse. Përsa i përket paketës financiare, kryeministri ka premtuar pagën e deklaruar për të gjithë ata që kanë humbur punën për shkak të koronavirusit.

Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërsa 154 qytetarë janë shëruar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 8 Prill 2020, 08:17

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë vijon me punën pavarësishrt situatës së krijuar nga koronavirusi në vend. Komision i Ligjeve dje ka rrëzuar dy dekretet për kt...