Politike

Abuzimet me tenderat/ Enkelejd Alibeaj denoncon tjetër rast: Ministria e Drejtësisë bleu paisje anti-COVID pa transparencë,

8 Prill 2020, 11:44 Nga DOSJA
Abuzimet me tenderat/ Enkelejd Alibeaj denoncon tjetër rast: Ministria e

TIRANË– Ish- deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj pas denoncimit të tenderit 1.5 milionë eurosha për Rezervat Shtetërore, ka sjellë një vëmendje edhe një garë tjetër që sipas nuk është zhvilluar sipas rregullave.

Alibeaj shkruan se Ministria e Drejtësisë po ashtu ka tenderuar pajisje anti- COVID pa transparencë, me shpejtësi dhe sekretë, duke i bërë thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të hetojnë. 

“Kompania “FEDOS” shpk është “fituesja” dhe përfituesja e parave të shqiptarëve, që nuk dihet si janë harxhuar. Tenderat e klasifikuar sekret i kanë mbyllur gojën qeverisë! Asnjë pipëtimë se ku shkuan 1.5 milionë euro të ushqimit të shqiptarëve. Asnjë shpjegim pse u bënë sekrete 4 tendera të Ministrisë së Shëndetësisë,”-shkruan Alibeaj.

DENONCIMI: 

Pas 4 tenderave sekretë të Ministrisë së Shendetësisë, edhe Ministria e Drejtësisë tenderon paisje anti-COVID pa asnjë tranaparencë. Virusi i vjedhjes me tendera “sekrete” është përhapur masivisht në qeverinë shqiptare. Pas Ministrisë së Shëndetësisë edhe Ministria e Drejtësisë ka bërë tender për materiale mjekësore anticovid. Me urgjencë, me shpejtësi dhe sigurisht, sekret! Fituesi, gjithnjë i paracaktuar! Kompania “FEDOS” shpk është “fituesja” dhe përfituesja e parave të shqiptarëve, që nuk dihet si janë harxhuar. Tenderat e klasifikuar sekret i kanë mbyllur gojën qeverisë! Asnjë pipëtimë se ku shkuan 1.5 milionë euro të ushqimit të shqiptarëve. Asnjë shpjegim pse u bënë sekrete 4 tendera të Ministrisë së Shëndetësisë. Ligji detyron qeverinë të bëjë transparencë dhe të mos bëjë “rrush e kumbulla” paratë e shqiptarëve. Sa para nga të shqiptarëve ka harxhuar në mënyrë sekrete? A ka abuzuar me këto para? A ka favorizuar ndonjë klient? Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe SPAK-u duhet të ulërijnë për zbatimin e ligjit. Shqiptarët i paguajnë për të gjetur padrejtësitë, abuzimet, vjedhjet dhe për t’i ndëshkuar ato.

Më herët Partia Demokratike ka dorëzuar  një kallëzim në SPAK për Olta Xhaçkën dhe për kompaninë fituese të tenderit “EUROVIA”. PD në kallëzim shprehet se të akuzuarit kanë konsumuar 6 vepra penale. Pas kallëzimit ka reaguar dhe Olta Xhaçka, e cila ka mohuar akuzat dhe kërkon nga SPAK që të hetojë sa më shpejt këtë çështje.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj kompania “fedos” ministria e mbrojtjes enkelejd alibeaj kompania “fedos” ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll

Politike 8 Prill 2020, 08:17

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë vijon me punën pavarësishrt situatës së krijuar nga koronavirusi në vend. Komision i Ligjeve dje ka rrëzuar dy dekretet për kt...