Kitet për testimin e COVID-19/ PD: Edi Rama gënjeu për numrin e kiteve, e përgënjeshtroi edhe ministrja Manastirliu
TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar sërish testim masiv nga qeveria për të identifikuar rastet e fshehura me koronavirus. Në një deklaratë për shtyp, ish-deputeti Bardh Spahia ka pretenduar se arsyeja përse kërkesa e PD nuk merret parasysh është se sistemi shëndetësor nuk ka kitet e testimit.
Spahia citoi kryeministrin Rama, i cili u shpreh se ISHP-ja mund të kryejë deri në 2 mijë teste në ditë, deklaratë e cila u përgënjeshtrua nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Komiteti i Ekspertëve.
Manastirliu është shprehur se Shqipëria ka në dispozicion gjithsej 2 mijë kite testimi, ndërsa Albana Fico ka deklaruar se vendi mund të bëjë 200-500 testime bë ditë.
“Deklarata e tij se ne jemi të gatshëm të bëjmë 2 mijë teste në ditë, u përgënjeshtrua nga Ministrja e Shëndetësisë dhe nga vetë Komiteti i Ekspertëve të Edi Ramës. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të rrisë numrin e testimeve mes qytetarëve,”-tha Spahia.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE:
Sot bëhet një muaj që kur në Shqipëri u zbulua rasti i parë me COVID 19. Ky muaj i vështirë ka provuar në mënyrë të përsëritur se qeveria ishte e papërgatitur për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi. Shqipëria kishte pak kite për të testuar sa më shumë të dyshuar, sepse qeveria veproi me shumë vonesë për t’i siguruar, pavarësisht thirrjeve tona të hershme. Në përpjekje për të mbuluar dështimin në furnizimin e mjaftueshëm me kite për teste, Edi Rama e mbajti sekret sasinë e tyre dhe, kur u detyrua të fliste, ai gënjeu. Deklarata e tij se ne jemi të gatshëm të bëjmë 2 mijë teste në ditë, u përgënjeshtrua nga Ministrja e Shëndetësisë dhe nga vetë Komiteti i Ekspertëve të Edi Ramës. Të ndjekim për disa sekonda me zë dhe me figurë këtë mashtrim të rrezikshëm të Edi Ramës. Pra, e vërteta është se ne na kanë mbetur vetëm 2 mijë teste, se furnizimet i kemi kërkuar me vonesë, pas shpërthimit të virusit në vend dhe se na kanë gënjyer gjatë gjithë kohës për gjoja marrjen e masave. E vërteta është se Shqipëria jo vetëm nuk ka një sasi të tillë për të kryer 2 mijë teste në ditë, siç thotë Edi Rama, por, për shkak të centralizimit nga qeveria në një laborator të vetëm, nuk ka as kapacitetet teknike për të bërë më shumë se 500 teste në ditë. E vërteta është se numri i pamjaftueshëm i testeve na ka detyruar që, deri javën e kaluar, të bëjmë mesatarisht, 50 teste në ditë, duke ulur në minimum mundësitë për të zbuluar raste apo vatra të reja infeksioni. Gënjeshtrat e Edi Ramës janë të rrezikshme. Numri i vogël i testimeve fsheh përhapjen reale të virusit. Sa më pak testime, aq më e pakët mundësia për të izoluar virusin dhe për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së tij. Me urimin që sasia e re e furnizimit me kite testuese të vijë sa më shpejt dhe duke falenderuar partnerët tanë për ndihmën e madhe që po na japin, Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të rrisë numrin e testimeve mes qytetarëve. Kështu do të dimë përmasën reale të dëmit të shkaktuar, të papenguar nga gënjeshtrat e kryeministrit dhe do të kuptojmë më mirë se kur mund të kthehemi në normalitet.
Që prej shfaqjes së dy rasteve të para me koronavirus në vend, PD-ja ka kërkuar testime masive dhe ka akuzaur qeverinë që nuk ka marrë masa për të përballuar situatën në vend. Rama i ka siguruar se të gjitha masat janë marrë dhe se strategjinë e testimeve e kanë në dorë ekspertët e fushës. Ndryshe nga PD-ja, mendon edhe presidenti Ilir Meta, i cili gjithashtu nuk ka kërkuar testime në masë të popullatës.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Vdekje të larta në intubim? Manastirliu: Sëmundjet bashkëshoqëruese japin fatalitet
TIRANË– Ndërsa Shqipëria vijon të jetë nën efektin e masave të izolimit social, në një lidhje në emisionin “Opinion” Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manast...
Manastirliu: Kemi 2 mijë kite testimi, presim të vijnë edhe 4 mijë të tjera. Ja kur do aplikohen testimet e lira
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu tha në emisionin “Opinion” se aktualisht në Shqipëri ka 2 mijë kite testimi dhe të tjera pritet të vijn...
Sondazhi në Report Tv: Rama, lideri më i dashur për italianët, ia kalon dhe Putinit (SHIFRAT)
TIRANË– Report TV ka publikuar mbrëmjen e sotme një sondazh që tregon se kryeministri Edi Rama është lideri më i dashur për italianët. Sondazhi i realizuar...
“E vë X e të del dysh”, Rama paralelizon futjen e Shqipërisë në BE me një skedinë: Mblidhen 27 palë mendje, e 27 pal
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, e ka konsideruar futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe uljen krah vendeve të Këshillit, si një skedinë. në një lidhj...
“Kemi një marrëdhënie të këndshme, është e dhimshme”, Rama flet për gjendjen e Boris Johnson, si e priti infektimin
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar shtrimin e kryeministrit britanik Boris Johnson, në terapi intensive, pasi është infektuar me Covid-19. Në një l...
Spiropali: Biznesi i madh duhet të ndjejë peshën e përgjegjësisë, do ta mbështesim me kredi lehtësuese
TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, në një intervistë për emisionin “Në Fokus”, në TvT, ka dhënë ...
Miratohet vendimi, qeveria lëshon fondin e garancisë sovrane, lehtëson marrjen e kredive nga bizneset
TIRANË- Qeveria ka miratuar sot vendimin për caktimin e një shumë të madhe parash si garanci sovrane për të gjithë bizneset që kanë prekur nga situata e CO...
Rama e thotë sërish: Nëse bashkë me mua ikën virusi, unë largohem nesër. Do jem shumë i lumtur
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur edhe njëherë se nëse dikush do i thoshte që të largohej nga politika ai do e bënte që nesër dhe do ishte i lum...
“Vetëdija se do bëheshim turpi i botës”, Rama flet për fillin e masave drastike: S’dihet ende nëse kemi k
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur së fundmi në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në një lidhje me Skype në emisionin “Përbal...