Bota

Ambasada shqiptare në SHBA njoftim me rëndësi: Ja si mund të përfitoni pagesën e papunësisë

8 Prill 2020, 13:25 Nga DOSJA
Ambasada shqiptare në SHBA njoftim me rëndësi: Ja si mund të

SHBA- Ambasada e Shqipërisë në SHBA për tu ardhur në ndihmë komunitetit shqiptar që jeton atje ka publikuar sot një listë kontaktesh ku të gjithë mund të informohen. Në një njoftim në mediat sociale, Ambasada bën me dije se të gjithë që mund të kenë probleme me COVID-19, mund të kontakotojnë për të marrë ndihmë.

Më tej në njoftim shtohet se SHBA do ndohmojë të gjithë ata që humbasin punën, por duhet ndjekur me kujdes të gjitha udhëzimet. “Çdo shtet administron program specifik të sigurimeve të papunësisë, por të gjitha shtetet ndjekin të njëjtat udhëzime të përcaktuara nga ligji federal”, njotohet më tej.

NJOFTIMI I PLOTË

Të dashur anëtarë të komunitetit shqiptaro – amerikan në SHBA. Njoftimi i mëposhtëm publikohet nga Ambasada me qëllim një orientim të përgjithshëm në gjuhën shqipe. Për informacione të mëtejshme lidhur me procedurat e mëposhtme, lutem drejtohuni në adresat dhe numrat zyrtarë të publikuar nga institucionet përkatëse federale apo të shteteve të poshtëshënuara të cilat janë dhe autoriteret kompetente për trajtimin e rasteve. Faleminderit!!!

Departamenti i Punës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzimet e reja për shtetet e Federatës në lidhje me administrimin prej tyre të siguracioneve të papunësisë për të ardhur në ndihmë të Amerikanëve që janë prekur nga pandemia e virusit COVID – 19. Në vijim të këtyre udhëzimeve, Qeveria Federale autorizon shtetet të rregullojnë kuadrin e tyre ligjor, me qëllim që këto shtete te paguajnë benefite papunësie në rastet si më poshtë: (1) Kur një punëdhënës përkohësisht pezullon aktivitetin për shkak të COVID – 19, duke bërë të pamundur vajtjen në punë të punëmarrësve; (2) Kur një individ është i karantinuar për shkak të COVID – 19, por pritet të kthehet në punë pas periudhës së karantinimit; (3) Kur një individ largohet nga puna për shkak të riskut ndaj ekspozimit apo infektimit, apo për t’u kujdesur për një anëtar të familjes. Informacioni i mësipërm gjendet në: https://www.dol.gov/newsroom/releases/eta/eta20200312-0

Çdo shtet administron program specifik të sigurimeve të papunësisë, por të gjitha shtetet ndjekin të njëjtat udhëzime të përcaktuara nga ligji federal. Për më shumë informacion në lidhje me programin e shtetit ku ju jetoni, lutem klikoni në link-et më poshtë:

California https://www.edd.ca.gov/about_edd/coronavirus-2019.htm dhe  https://www.edd.ca.gov/about_edd/online_services.htm

Illinois https://www2.illinois.gov/…/COVID-19-and-Unemployment-Benef… dhe  https://www2.illinois.gov/…/Unemployment…/Pages/default.aspx

Massachusetts https://www.mass.gov/…/information-on-unemployment-and-coro… dhe https://www.mass.gov/…/massachusetts-covid-19-unemployment-…

Michigan https://www.michigan.gov/…/0,5863,7-336-78421_97241—,00.h…

New Jersey https://www.nj.gov/labor/worker-

New York https://labor.ny.gov/unemploymentassistance.shtm dhe https://labor.ny.gov/formsdocs/ui/TC318.3al.pdf

Pennsylvania https://www.uc.pa.gov/Pages/covid19.aspx, https://www.uc.pa.gov/unemployment-benef…/Pages/default.aspx dhe https://www.uc.pa.gov/…/COVID-19%20Expanded%20Scenario%20In…

Texas: https://www.twc.texas.gov/news/unemployment-news

Internal Revenue Service (IRS) ka krijuar një seksion specific të fokusuar tek hapat për të ndihmuar taksapaguesit, bizneset dhe entitete të tjera të afektuar nga COVID – 19. Taksapaguesit që kualifikohen për këtë benefit dhe të cilët kanë kryer ‘tax returns’ për 2019 ose 2018, do të përfitojnë automatikisht një pagesë deri në $1,200 për individ, $2,400 për të martuarit dhe deri në $500 për secilin fëmijë që kualifikohet. Informacioni i lartpërmendur gjendet ne link-et e mëposhtme. Për më shumë informacion, klikoni në këto link-e: https://www.irs.gov/coronavirus dhe https://www.irs.gov/…/economic-impact-payments-what-you-nee… Duke ju uruar të ruani shëndet të mirë në këto ditë sfiduese për të gjithë, lutemi kujdesuni maksimalisht për veten dhe familjen tuaj duke respektuar rigorozisht rregullat e përballimit të kësaj situate.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ambasada shqiptare ne shba masat kunder covid 19 ambasada shqiptare ne shba masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Bota 8 Prill 2020, 11:22

GREQI– E përditshmja “Al Jazeera” i ka dedikuar një artikull mënyrës sesi Greqia përballoi më së miri dhe ka filluar me rënien e kurbës së koronavirusit n...