Propozuan t’i përdornin afrikanët si kavje eksperimentale, ‘plas’ revolta ndaj 2 mjekëve francez: S’janë minj labora
8 Prill 2020, 13:28Nga DOSJA
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka dënuar komentet e diskutueshme të bëra nga mjekët francezë në lidhje me testimin e një trajtimi të mundshëm përCovid-19 në Afrikë.
“Për të qenë i sinqertë, u mërzita shumë. Dhe ishte një kohë kur thashë që kemi nevojë për solidaritet. Ky lloj i vërejtjeve raciste në të vërtetë nuk do të ndihmonte, ai shkon kundër solidaritetit,” – tha Tedros gjatë një konference për median në Gjenevë.
Ai ishte duke i bërë vërenjte dy mjekëve francezë, Dr. Jean-Paul Mira, drejtues i shërbimeve të ICU në Spitalin Cochin në Paris, dhe Camille Locht, drejtore kërkimore për Institutin Kombëtar të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor (Inserm) të Francës.
Të dy mjekët u shfaqën të Mërkurën e kaluar në rrjetin televiziv francez në LCI, ku diskutuan nëse vaksina e tuberkulozit BCG mund të ishte një trajtim i mundshëm për Covid-19.
Ilaçi po kalon prova klinike për atë qëllim në Hollandë dhe Australi. Dr. Mira sugjeroi që Afrika mund të ishte vendi ideal për të kryer një provë klinike.
Sapo biseda mes mjekëve u shfaq në mediat sociale, reagimi ishte i shpejtë dhe plot zemërim. Grupi Esprit D’Ebene, i cili punon me të rinj të margjinalizuar me origjinë afrikane në Francë, tha në Facebook se “ky lloj propozimi nuk duhet të tolerohet më kurrë, pavarësisht se nga kush propozohet”.
“(Njerëzit afrikanë) nuk janë minjtë laboratorikë mbi të cilët mund të provoni produkte farmaceutike pa ndonjë garanci për sigurinë e tyre!”- shkruajti grupi në rrjete sociale.
SHBA- Ambasada e Shqipërisë në SHBA për tu ardhur në ndihmë komunitetit shqiptar që jeton atje ka publikuar sot një listë kontaktesh ku të gjithë mund të inform...
IRAN– Një tragjedi ka ndodhur në Iran ku më shumë se 600 njerëz kanë vdekur ndërsa mijëra të tjerë janë helmuar, për shkak se konsumuan alkool me përqëndrim të...
ITALI– Në Itali ndërkohë që problemi kryesor është menaxhimi i krizës së koronavirusit, për fatin e keq janë shfaqur probleme të tjera që kërkojnë zgjidhje. Nj...
MALI I ZI- Zyra e Prokurorisë në mal të Zi tha se një anëtar i stafit mjekësor në Qendrën Shëndetësore në Podgoricë, i njohur vetëm me inicialet M. R., ishte ar...
ITALI– Ai beson se pandemia e Covid-19 është një “vend konvertimi”, një shans që nuk duhet ta lëmë të ikë. Dhe ai thotë se Kisha do të dalë nga kriza Covid-19 m...
SHBA– Vlerësimet e reja të COVID-19 zbulojnë se, midis kombeve evropiane, kulmi ditor i vdekjes nga pandemia do të ndodhë gjatë javës së tretë të muajit Prill, ...
Turqi- Ditën e sotme është nisur nga Turqia drejt Ballkanit një avion ushtarak turk, në të cilin ka ndihma mjekësore për të luftuar COVID-19. Ndihmat mjekësore...
Bota 8 Prill 2020, 11:22
GREQI– E përditshmja “Al Jazeera” i ka dedikuar një artikull mënyrës sesi Greqia përballoi më së miri dhe ka filluar me rënien e kurbës së koronavirusit n...
SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ka fajësuar Organizatën Botërore të Shëndetit për rekomandimet e gabuara që ka dhënë në “çdo aspekt” të pandemis...