Bota

Tragjike në Iran/ Vdesin mbi 600 njerëz dhe helmohen 3 mijë të tjerë, besuan lajmin se konsumimi i alkoolit kuron Covid-19

8 Prill 2020, 13:19 Nga DOSJA
Tragjike në Iran/ Vdesin mbi 600 njerëz dhe helmohen 3 mijë

IRAN– Një tragjedi ka ndodhur në Iran ku më shumë se  600 njerëz kanë vdekur ndërsa mijëra të tjerë janë helmuar, për shkak se konsumuan alkool me përqëndrim të lartë, duke menduar se kjo është një mënyrë  e mirë për t’u mbrojtu nga koronavirusi.

Qytetarët morën këtë  vendim për të konsumuar alkoolin duke u nisur nga një lajm i rremë u bë viral në mbarë Iranin ku ju sugjerohej njerëzve se alkooli industrial mund të shëronte koronavirusin.

Pas kësaj ngjarje të rëndë zëdhënësi i gjykatës iraniane, Gholam Hossein Esmaili, tha se të paktën deri më tani kanë vdekur mbi 600 njerëz, kurse 3 mijë të tjerë janë helmuar dhe janë shtruar në spital.

“Shifrat janë shumë të larta dhe përtej pritshmërimeve tona. Konsumi i alkoolit nuk është kurë, por mund të jetë vdekjeprurës.”- u shpreh ai.

Teksa ka folur për Agjencinë e Lajmeve Tasnim, Esmaili tha se shumë persona, që u dyshuan për përhapjen e lajmit te rremë, janë pas hekurave tani. Irani është vendi më i prekur nga Covid-19 në Lindjen e Mesme, pasi ka konfirmuar mbi 62 mijë raste të virusit dhe 3872 viktima. Por as një mjek apo ekspert deri më tani nuk ka zbuluar se alooli ndihmon në kurimin e koronavirusit.  Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 2089 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 62,589 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota iran iran

Sondazh

Poll

Bota 8 Prill 2020, 11:22

GREQI– E përditshmja “Al Jazeera” i ka dedikuar një artikull mënyrës sesi Greqia përballoi më së miri dhe ka filluar me rënien e kurbës së koronavirusit n...