Aktualitet

Plani ekonomik për koronavirusin/ Dhoma Amerikane e Tregtisë letër Ramës e tre ministrave: Përmirësoni platformën E-Alban

8 Prill 2020, 12:13 Nga DOSJA
Plani ekonomik për koronavirusin/ Dhoma Amerikane e Tregtisë

TIRANË– Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço i ka dërguar një letër me katër propozime kryeministrit Edi Rama, ministres së Financave Anila Denajt, ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi dhe ministrit të rindërtimit, Arben Ahmetajt.

Në letrën e tij, Jaçe fillimisht ka vlerësuar masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirsut, por të vijuar më pas me rezervat e tij për planin ekonomik. Rekomandimet e Jaços kanë filluar që nga aksesi tek fondi 11 mld lekë i vënë në dispozicion nga qeveria, teksa pezullimi i pagesës së taksave, për të cilën vetë kryeministri Edi Rama është shprehur kategorisht kundër, për të përfunduar me përmirësimin e platëformës E-Albania.  

“Sigurohuni që të gjitha bizneset, pavarësisht nga madhësia të kenë mundesi aksesi ne Fondet e Emergjences COVID -19 në mënyrë që të vazhdojnë aktivitetin gjatë kësaj periudhe. Siguroni përfitime të Pagesës së Papunësisë për të gjithë punonjësit e kualifikuar, pavarësisht nga madhësia e kompanisë që po i pushon ata. Shtyni parapagimin e taksave për vitin 2020. Taksat parapaguhen duke marrë parasysh të ardhurat e deklaruara gjatë së njëjtës periudhë një vit më parë. Por ky nuk eshte nje vit i zakonshem. Eliminioni TVSH-në për furnizimet thelbësore mjekësore dhe ushqimet. Gjithashtu përmirësoni funksionimin e platformës E-Albania lidhur me pagesën e papunësisë,”-shkruhet ndër të tjera në letër.

Kryeministri Rama shpalli më 19 mars planin ekonomik të qeverisë për përballimin e situatës kundër COVID-19. Kreu i qeverisë njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shtresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhoma amerikane e tregtise enio jace jace leter rames plani ekonomik per koronavirusin dhoma amerikane e tregtise enio jace jace leter rames plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2020, 09:19

TIRANË- Kryeministri Edi Rama apelon për durim dhe bën me dije se nëse Shqipëria vazhdon kështu, atëherë izolimi do të përfundojë shumë shpejt. Përmes një ...