Aktualitet

Konflikti në Vlorë me një të plagosur, policia jep detajet: 32-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut, kemi identifikuar autorët

8 Prill 2020, 10:36 Nga DOSJA
Konflikti në Vlorë me një të plagosur, policia jep detajet:

Vlorë- Policia ka dhënë detaje për sherrin në Radhimë të Vlorës, ku ngeli i plagosur një person. Policia  bën me dije se se ngjara ka ndodhur rreth orës 11:00, në aksin rrugor Orikum-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni i Radhimës”, ku është plagosur 32-vjeçari me iniciale D.K.  Policia sqaron se 32-vjeçari është goditur me sende të forta dhe ndodhet jashtë rrezilkut për jetën. Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes të cilët për arsye hetimi nuk bëhen të ditur për momentin.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:00, në aksin rrugorë Orikum-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni i Radhimës” dyshohet se si pasojë e një konflikti ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi D.K., 32 vjeç, banues në Radhimë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes të cilët për arsye hetimi nuk bëhen të ditur për momentin.

Janë organizuar grupe të posaçme policore të cilat janë shpërndarë në qytet me qëllim kapjen e autorëve.

Sektori i Hetimit në bashkëpunim me Komisariatin Vlorë vazhdojnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet te shtena me arme ne vlore te shtena me arme ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2020, 09:19

TIRANË- Kryeministri Edi Rama apelon për durim dhe bën me dije se nëse Shqipëria vazhdon kështu, atëherë izolimi do të përfundojë shumë shpejt. Përmes një ...