Aktualitet

Thirrja për të kontribuuar për COVID-19, kryeprokurori Olsian Çela fut dorën në xhep i pari: Do jap pagën time!

8 Prill 2020, 10:40 Nga DOSJA
Thirrja për të kontribuuar për COVID-19, kryeprokurori Olsian

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë i ka bërë thirrje 30 institucioneve në vend për të dhuruar pagat e tyre për të kontribuuar lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. I pari që i është përgjigjur thirrjes ka qënë kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili ka deklaruar se do të dhurojë pagën e tij. 

Gjithashtu Çela ka kërkuar që edhe vartësit e tij të përgjigjen pozitivisht, në mënyrë që të ndihmojnë me aq sa munden për të ‘mposhtur’ pandeminë. 

“Është detyrim sa moral aq edhe qytetar ndaj vendit. Personalisht do të kontribuojë me pagën time. Kush e vlerëson të kontribuojë,”-mësohet se është shprehur Çela. 

Ndërkohë përveç tij, pagën e ka dhuruar edhe kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. 

Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 400 të infektuar nga koronavirusi. Vetëm sot janë shtuar 17 raste të reja, ndërkohë që situata është më alarmante në Tiranë, ku në 24 orët e fundit janë zbuluar 9 raste të reja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi olsian cela koronavirusi ne shqiperi olsian cela

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2020, 09:19

TIRANË- Kryeministri Edi Rama apelon për durim dhe bën me dije se nëse Shqipëria vazhdon kështu, atëherë izolimi do të përfundojë shumë shpejt. Përmes një ...