Aktualitet

17 raste të reja me koronavirus në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit, 400 të infektuar

8 Prill 2020, 09:35 Nga DOSJA

TIRANË- Rritet sërish numri i rasteve të reja të të prekurve me COVID-19. Sot janë konfirmuar 17 raste të reja, nga 6 që ishin dje, duke  e çuar numrin e të infektuarve në 400. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik përditësoi sot të dhënat në emër të Ministrisë së Shëndetësisë ku sqaroi se janë testuar dje 236 të dyshuar. Gjithashtu, është ulur numri i të shtruarve në të dy spitalet COVID-19, ku në të dy spitalet janë 58 persona, 9 prej të cilëve janë të intubuar. Ndërkohë që shpërndarja gjeografike është zgjeruar në Tiranë me 9 raste, Elbasan, Fier dhe Shkodër.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në vijim të komunikimit të përditshëm, ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 154. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 9 raste, Elbasan 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkodër 1 rast. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë 190 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 12 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico koronavirusi ne shqiperi albana fico koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2020, 09:19

TIRANË- Kryeministri Edi Rama apelon për durim dhe bën me dije se nëse Shqipëria vazhdon kështu, atëherë izolimi do të përfundojë shumë shpejt. Përmes një ...