Aktualitet

5 mjekë dhe infermierë fitojnë betejën me COVID-19/ Manastirliu: Deri më tani kemi 154 persona të shëruar

8 Prill 2020, 10:56 Nga DOSJA
5 mjekë dhe infermierë fitojnë betejën me COVID-19/

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar 1 mjeke dhe 4 infermierë, që ishin prekur nga COVID-19. Sipas saj, në total shëruar 27 mjekë dhe infermierë.

“Lajm i mirë  Edhe 5️⃣ të shëruarve mes personelit shëndetësor gjatë 24 orëve të fundit.
1️⃣mjeke dhe 4️⃣ infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP . Shkon në 2️⃣7️⃣ numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga ?#COVID19? Deri tani 1️⃣5️⃣4️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗ #FORCA”, shprehet Ogerta Manastirliu. 

Në Shqipëri po luftohet çdo ditë me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i të infektuarve ka shkuar në 400 dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 154. Po kështu, harta e rasteve të reja është zgjeruar në Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Fier.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu viktimat e covid ne shqiperi ogerta manastirliu viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2020, 09:19

TIRANË- Kryeministri Edi Rama apelon për durim dhe bën me dije se nëse Shqipëria vazhdon kështu, atëherë izolimi do të përfundojë shumë shpejt. Përmes një ...