Aktualitet

8 Prill 2020, 09:19 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama apelon për durim dhe bën me dije se nëse Shqipëria vazhdon kështu, atëherë izolimi do të përfundojë shumë shpejt. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë grafikun e shtrimeve në spital, dhe thekson se në 10 ditët e fundit, ka rënie të atyre pacientëve që iu nevojitet ndihmë mjekësore në spitalet COVID. Në grafik shihet se sot numri i të shtruarve është 63, ndërsa në kulmin e epidemisë, datat 27 dhe 31 mars, numri ka qenë 79 pacientë të shtruar.

POSTIMI I KRYEMINISTRIT:

? SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE…

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 8. April 2020

 

 

Në Shqipëri po luftohet çdo ditë me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i të infektuarve ka shkuar në 383 dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 154. Po kështu, harta e rasteve të reja është zgjeruar në Tiranë, Shkodër dhe Fier.

 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll