Qytetarët mund të bëjnë pazar nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të mesditës/ Shkodra ‘blindohet’ nga policia d
8 Prill 2020, 07:01Nga DOSJA
SHQIPERI- COVID-19 ka ‘paralizuar’ vendin, shqiptarët janë të izoluar në banesat e tyre, dhe janë të paktë ata që shkojnë në punë. Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama publikoi masat e reja për COVID-19 dhe deklaroi se orari i qytetarëve për të bërë pazar do të jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të mesditës, por jo më 60 minuta, por 90. Kreu i qeverisë nënvizoi se të gjithë qytetarët që duan të bëjnë pazare, mund t’i bëjnë ato me makinat e tyre, por vetëm, dhe me autorizimin përkatës.
Ndërsa për qytetarët që do të kapen në makinë me pensionistë apo familjarë të tjerë, do të burgosen, përveç se do iu hiqet patenta dhe do iu sekuestrohet makina. Sa i përket qytetarëve të cilët duhet të punojnë në këtë periudhë pandemie, orari i lejuar i punës është deri në orën 16:00 të pasdites dhe çdokush duhet të ketë një autorizim për të lëvizur.
Shkodra është një nga qytetet problematike, sa i përket respektimit të masave të marra nga qeveria për koronavirusin. Dhjetëra forca policie dhe ushtrie janë të pranishme në tregjet e Shkodrës, ku çdo qytetar po deklaron edhe lejen që ka marrë për të dalë nga shtëpia.
Një ditë më parë, kreu i qeverisëdeklaroi se të gjitha masat drastike i kishte marrë me vetëdije, pasi ishin të nevojshme. Sakaq, numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 383 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Po kështu, harta e rasteve të reja është zgjeruar në Tiranë, Shkodër dhe Fier.
(J.V;F/G/Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Fier- Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19 në Fier. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është infektuar një familje me 6 anëtarë. Të njëjtat buri...
Korçë- 23 emigrantë shqiptarë ndodhen në zonën neutrale në pikën kufitare të Kapshticës, të cilët kërkojnë që të futen në atdhe. 5 prej këtyre shtetas në...
Tiranë- Drejtori i Urgjencës së Kirurgjisë në QSUT, Dr. Myzafer Kaçi ka folur në një lidhje live me ‘‘News24” për ristrukturimin e operacioneve kirurgjik...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pamje nga brenda spitalit Infektiv, ku aty po mjekohen dhjetëra pacientë të infektuar me COVID...
Elbasan- E infektuar me COVID-19 është edhe gruaja e 46-vjeçarit nga Elbasani, pronar i një restoranti, i cili dy ditë më parë u konfirmua me koronavirus...
Shkodër- Shkodra është një qarqet, ku COVID-19 është përhapur shumë dhe konsiderohet si “vatër e kuqe” e virusit. Ndërkohë, qeveria ka ashpërsuar masat në këtë...
GJIROKASTËR– Njerëzit që janë nga Gjirokastra mbartin me vete mbi shpinë ‘vulën’ që janë kopracë. Me siguri ju ka ndodhur shumë herë që të ndesheni me këtë...
Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar një 34-vjeçar me inicale B.Q, pasi rezulton i dënuar me 14 vite burg në Itali për vjedhje me armë dhe trafik dro...