Bota

Pabarazi dhe racizëm/ SHBA po i lë njerëzit me ngjyrë dhe latinët të vdesin, viktmat në shtëpi nuk numërohen

8 Prill 2020, 10:52 Nga DOSJA
Pabarazi dhe racizëm/ SHBA po i lë njerëzit me ngjyrë dhe

SHBA– Nga raportet e publikuara për New York-un, New Jersey-in dhe Connecticut mësohet se janë 1,034 të vdekur, duke kaluar për herë të parë numrin 1,000 brenda 24 orëve. Nga këto, në New York, siç bëri të ditur Guvernatori Andrew Cuomo, janë 731 humbje jete, më shumë se kurrë që prej fillimit të krizës.

“Pas secilit prej këtyre numrave është një individ, është një familje, është një nënë, është një baba, është një motër, është një vëlla.”– është shprehur Guuvernatori Cuomo gjatë konferencës së tij të përditshme për median në Albany.

Gjithashtu lajm i mirë është se edhe numri ditor i të shtruarëve nga Covid-19 në spital është ulur.

Debati ka nisur pasi pretendohet që nuk po numërohen ata që vdesin në shtëpitë e tyre nga koronavirusi.  Sipas disa të dhënave, ky numër ishte 30-40 në ditë përpara krizës, kurse tani rreth 200 njujorkezë po vdesin në shtëpi çdo ditë. Ky kërcim në numra mendohet se mund të jetë për shkak të koronavirusit. Këta njerëz mungojnëstatistikat zyrtare dhe ka kritika për këtë punë.

Ndër të tjera është thënë se po vdesin edhe njerëz me ngjyrë por shifrat  nuk janë raportuar.  Po bëhet presion mbi autoritetet për raportimin e saktë të shifrave të njerëzve me ngjyrë që kanë vdekur. Ekzistojnë  akuza që të zinjtë dhe latinët nuk po marrin kujdesin e njëjtë me popullsinë e bardhë të qytetit dhe se shumica e vdekjeve ka qenë në fakt nga pakicat racore në NewYork.

Mbi 1.4 milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi dhe kanë vdekur mbi 83,000 persona tjerë. SHBA-ja sërish mbajti rekord duke shënuar numrin më të madh të të vdekurve në një ditë, duke e çuar totalin në 12.900 dhe 400 mijë të infektuar. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vijon ende të mbetet në spital. Në Britani janë mbi 55 mijë persona të infektuar, mes tyre janë 7 mijë viktima. Tre vendet më të prekura në botë pas SHBA-së janë Spanja, Italia dhe Franca. Spanja ka 142 mijë të infektuar dhe 14 mijë viktima, e ndjekur ngushtë nga Italia me mbi 139 mijë pacientë pozitivë dhe mbi 17 mijë të vdekur. Ndërsa Franca ka 109,069 të infektuar mecovid-19 dhe 10,328 viktima.

Burimi: KHQA

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba racizem per njerezit me ngjyre koronavirusi ne shba racizem per njerezit me ngjyre

Sondazh

Poll

Bota 8 Prill 2020, 10:34

LONDËR– Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson prej 2 ditësh është shtruar në spital, ku edhe po trajtohet nga koronavirusi. Ndërsa qeveria...