Bota

Lajmi i mirë nga Italia, vjen në jetë vajza e “pacientit 1” me Covid-19 në Milano

8 Prill 2020, 10:09 Nga DOSJA
Lajmi i mirë nga Italia, vjen në jetë vajza e “pacientit

MILANO– Ditën e sotme nga Italia ka ardhur një lajm i mirë, ku  mediat vendase shkruajnë se ka ardhur në jetë Giulia, vajza e “pacientit 1” në Itali, i cili konsiderohet rasti i parë i konstatuar me koronavirus.

Vogëlushja erdhi në jetë në spitalin Buzzi në Milano ditën e djeshme. Gruaja e “pacientit 1”, Valentina, ishte gjithashtu e infektuar nga COVID-19, por për fat të mirë e përfundoi shtatzëninë pa probleme.

Lajmi i mirë është bërë me dije ditur nga miqtë e 38-vjeçarit Mattia, i cili ka qëndruar prej ditësh në terapi intensive. Më 23 mars, ai doli nga spitali dhe sot gëzojnë shëndet të plotë si familje.

 

Mbi  1.4  milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi dhe kanë vdekur mbi 83,000 persona tjerë. SHBA-ja sërish mbajti rekord duke shënuar numrin më të madh të të vdekurve në një ditë, duke e çuar totalin në 12.900 dhe 400 mijë të infektuar.  Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vijon ende të mbetet në spital. Në Britani janë mbi 55 mijë persona të infektuar, mes tyre janë 7  mijë viktima. Tre vendet më të prekura në botë pas SHBA-së janë Spanja, Italia dhe Franca.

Burimi: OPEN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giulia koronavirusi ne itali pacienti 1 ne itali giulia koronavirusi ne itali pacienti 1 ne itali

Sondazh

Poll

Bota 8 Prill 2020, 08:51

FRANCË– Presidenti Emmanuel Macron ka dalë nga karantinë ditën e djeshme për të falenderuar të gjithë qytetarët që kanë qëndruar në shtëpi. Teksa po vizito...