Bota

Plani ekonomik i ndihmës për covid-19/ Pas 16 orë bisedimesh, ministrat e BE-së nuk bien dakord

8 Prill 2020, 09:16 Nga DOSJA
Plani ekonomik i ndihmës për covid-19/ Pas 16 orë bisedimesh,

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian nuk arritën të pajtohen për një plan ekonomik të ndihmës për vendet e goditura nga pandemia e koronavirusit.

Pas 16 orësh bisedime, kemi ardhur pranë një marrëveshjeje, por nuk e kemi arritur”, tha përmes një postimi në Twitter presidenti i Eurogrupit, Mario Centano. Eurogrupi do t’i vazhdojë bisedimet më 9 prill, shtoi ai. Ministrat i kanë nisur bisedimet më 7 prill, përmes video-konferencës. Synimi është pajtimi për masa të mëtejshme fiskale, që do të luftonin ndikimin e pandemisë në rrafshin socio-ekonomik. Në tryezë është një shumë me vlerë gjysmë trilioni euro”, tha Centeno.

Mosmarrvëshja kryesore është nëse kjo shumë duhet emëruar si borxh i përbashkët, apo “korona-bono”.

Disa vende me borxhe të larta, sidomos Italia dhe Spanja, kërkojnë solidaritet nga Evropa dhe ndarje të barrës përmes borxhit të përbashkët. Por, vendet e pasura, si Gjermania, Holanda, Austria dhe Finlanda, refuzojnë ndarjen e borxheve sovrane.

Banka Qendrore Evropiane ka ndarë tashmë 750 miliardë euro për të blerë borxhet e qeverive dhe të korporatave në Eurozonë dhe për të lehtësuar ndikimin e shpërthimit të koronavirusit.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be koronavirusi ne europe be koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll

Bota 8 Prill 2020, 08:51

FRANCË– Presidenti Emmanuel Macron ka dalë nga karantinë ditën e djeshme për të falenderuar të gjithë qytetarët që kanë qëndruar në shtëpi. Teksa po vizito...