Bota

Dezinfektohen për herë të dytë rrugët dhe hapësirat publike në Prishtinë

8 Prill 2020, 09:50 Nga DOSJA
Dezinfektohen për herë të dytë rrugët dhe

Kosovë-Dezinfektohen sërish hapësirat publike në Prishinë. Mediet vendase raportojnë se shumë rrugë dhe troturare të kryeqytetit janë dezinfektuar ditën e sotme.

Medina Braha, drejtoreshë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, ka thënë se që prej ditës së djeshme ka filluar për herë të dytë dezinfektimi i rrugëve. Sipas saj, aksioni do realizohet në dy mënyra, duke bërë larjen e thellë të rrugëve me cisterna, ku ka filluar me rrugët parësore dhe vazhdojnë me kategoritë tjera.

 “Është hera e dytë që po fillojmë me dezinfektimin e rrugëve. Sot fillojmë me rrugët kryesore në kryeqytet, që ne i kemi të ndara si rrugë të kategorisë A dhe pastaj në ditët në vazhdim edhe me rrugët tjera. Varet pak edhe sa ka trafik, sa ka vetura të parkuara në rrugë dhe kjo e përcakton sa zgjat, por presim që brenda javësh ta përfundojmë komplet. Këtë herë kemi edhe dezinfektim të hapësirave publike, shportave, ulëse përmes pompave të krahut që kanë për bazë edhe alkool, që nuk ka qenë edhe herën e parë tash po dhe shpresojmë që sa më shumë ta ndalim përhapjen e këtij virusi”, ka thënë ajo.

Ndërkohë numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 170 dhe deri më tani janë shënuar 5 viktima. Gjatë orëve të fundit ka humbur jetën një 56-vjeçar, i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dezinfektohen rrugët në prishtinë koronavirusi ne kosove dezinfektohen rrugët në prishtinë koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 8 Prill 2020, 08:51

FRANCË– Presidenti Emmanuel Macron ka dalë nga karantinë ditën e djeshme për të falenderuar të gjithë qytetarët që kanë qëndruar në shtëpi. Teksa po vizito...