Bota

8 Prill 2020, 10:34 Nga DOSJA

LONDËR– Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson prej 2 ditësh është shtruar në spital, ku edhe po trajtohet nga koronavirusi. Ndërsa qeveria britanike nuk pranoi të tregonte se kujt ia kishte ngarkuar përgjegjësinë për të ruajtur kodet e bombave bërthamore.

Kur u pyet nga BBC, sekretari i Jashtëm Dominic Raab nuk dha asnjë detaje por u shpeh se vendi i kishte mirëpërcaktuar të gjitha procedurat.

“Vendi ka protokolle shumë të qarta. Nuk mund të flas për çështjet e sigurisë kombëtare,”-tha Raab.

Mbretëria e Bashkuar është një nga pesë shtetet që kanë armë bërthamore në botë, duke përfshirë katër nëndetësedhe raketa balistike Trident II D5.

Vetëm kryeministri britanik mund të autorizojë një sulm bërthamor dhe urdhëri transmetohet fillimisht tek një nga nëndetëset me një kod të veçantë.

Kreu i qeverisë britanike u shtrua me urgjencë në spital disa ditë më parë pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Ndërkohë e infektuar është edhe e fejuara e tij shtatzënë. Sipas mjekëve, nëse Johnson ia del t’i shpëtojë pandemisë, do t’i duhen më shumë se dy muaj për t’i rikthyer në detyrë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne angli boris johnson koronavirusi ne angli

Sondazh

Poll

Bota 8 Prill 2020, 08:51

FRANCË– Presidenti Emmanuel Macron ka dalë nga karantinë ditën e djeshme për të falenderuar të gjithë qytetarët që kanë qëndruar në shtëpi. Teksa po vizito...