Bota

Faza 2 e koronavirusit/ Italia po planifikon lehtësimin e masave, nga 15 prilli dritë jeshile për disa kompani, shkollat nuk

8 Prill 2020, 10:14 Nga DOSJA
Faza 2 e koronavirusit/ Italia po planifikon lehtësimin e masave, nga 15

ITALI– Deri në fund të javës së kaluar Italia kishte numrin më të lartë ditor të të vdekurve nga  koronavirusi, por tashmë është parë një ulje e ndjeshme si në  bilancin viktimave ashtu edhe në numrin e të sëmurëve nga Covid-19.

Sipas autoriteteve vendase nëse sërish në ditët në vazhdim Italia rregjistron më pak viktima dhe rraste të reja,  mund të  ndihmojë në lehtësimin  e masave  për qytetarët që kanë mbi 1 muaj të izoluar nëpër shtëpi.

Megjithatë autoritetet kanë deklaruar se me lehtësimin e masave qytetarët duhet t’i  zbatojnë sërish me shumë përpikmëri masat e distancimit shoqëror, sepse  mund të ndodh një rikthim i virusit në vend.

Kryeministri  italian Giuseppe Conte përmes takimi online me grupin tekniko shkencor ka diskutuar për vazhdimin e masave të izolimit, duke thënë se Faza e dytë e Covid-19 do të jetë e ndarë në dy hapa.

Së pari pas të hënës së Pashkëve do të ketë të bëjë me hapje të vogla të aktiviteteve të prodhimit, ndërsa hapi i dytë vjen pas datës 4 maj, ku do të përfshijë një rimodelim tërësor të masave.

Besohet se  nëse situata epidemiologjike tregon sërish ulje të shifrave do të rinis  lëvizja e reduktuar dhe njerëzit do të dalin nga shtëpitë, por gjithmonë me masa paraprake pasi  koronavirusi mund të rikthehet për herë të dytë.

Shkollat

Nëse nuk parashikohet një ndryshim për shkollat deri më tani, shkencëtarët thonë një “JO” të prerë për rihapjen e shkollave. Kjo për shkak se në shkolla lëvizin rreth 12 milion njerëz duke përfshirë mësuesit, stafin, menaxherët, prindërit dhe gjyshërit, ku këto të fundit janë edhe më të rrezikuarit, shkruajnë mediat vendase.

Pra, nëse parashikimi do të konfirmohet edhe në nivelin politik, viti shkollor do të përfundojë me mësimin në distancë, provimet do të kryhen përmes platformave online me një provim me gojë, gjithashtu edhe për ata që përfundojnë këtë vit shkollën e mesme do të kenë provim online.

A do të rihapen shkollat në shtator?

Tashmë janë zhvilluar disa skenarë për rifillimin e vitit të ri shkollor, siç e parashikoi Ministri i Arsimit. Fakti që viti shkollor do të mbyllet pa u hapur shkollat, edhe rikthimi në shtator duket se është një mundësi e largët.

Burimi: corriere.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe conte koronavirusi ne itali giuseppe conte koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 8 Prill 2020, 08:51

FRANCË– Presidenti Emmanuel Macron ka dalë nga karantinë ditën e djeshme për të falenderuar të gjithë qytetarët që kanë qëndruar në shtëpi. Teksa po vizito...