Bota

Lehtësimi i masave kundër Covid-19, OBSH bën paralajmërimin: Ende është herët, rrezikoni të sëmureni përsëri. Do keni

8 Prill 2020, 09:47 Nga DOSJA
Lehtësimi i masave kundër Covid-19, OBSH bën paralajmërimin:

ZVICËR– Me uljen e numrit të  viktimave dhe rasteve të reja të infeksionit shumë qeveri nëpër botë kanë nisur të lehëtsojnë masat për qytetarët e tyre duke menduar se virusi është drejt zhdukjes.

Por ditën e djeshme Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se nuk ka rekomandime të përgjithshme për vendet dhe rajonet sa i takon lehtësimit të masave për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19.

Gjithashtu ekspertë të OBSH-së kanë thënë për të gjitha vendet e prekura nga Covid-19 të mos i heqin masat kufizuese para kohës së duhur.

“Një nga pjesët më të rëndësishme nuk është heqja e masave shumë herët në mënyrë që ritmi i luftës kundër virusit të mos ngadalësohet. Është si të sëmuresh vetë, nëse del shumë shpejt nga komplikacionet dhe vrapon shumë herët, rrezikon të sëmureni përsëri dhe do të keni komplikime.”- tha Christian Lindmeier, zëdhënësi i OBSH-së.

Kujtojmë që deri më tani Austria është vendi i parë europian që njoftoi planin për të hequr masat kufizuese për frenimin e shpërthimit të koronavirusit. Por autoritetet u shprehën se Austria ka kapërcyer krizën e koronavirusit.

Burimi: reuters

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lehtesimi i masave te covid-19 obsh tedros adhanom ghebreyesus lehtesimi i masave te covid-19 obsh tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll

Bota 8 Prill 2020, 08:51

FRANCË– Presidenti Emmanuel Macron ka dalë nga karantinë ditën e djeshme për të falenderuar të gjithë qytetarët që kanë qëndruar në shtëpi. Teksa po vizito...