Bota

Nata e dytë në kujdesin intensiv, flasin mjekët: Si ishte gjendja e kryeministrit Johnson, do rikthehet në detyrë pas…

8 Prill 2020, 06:39 Nga DOSJA
Nata e dytë në kujdesin intensiv, flasin mjekët: Si ishte gjendja

BRITANI E MADHE- Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, ka kaluar natën e dytë në spital duke trajtuar koronavirusin. Sipas mjekëve, Johnson nuk ka pasur temperaturë gjatë natës dhe gjendja e tij ka qënë stabël.

Në një konferencë të përditshme nga Downing Street, Sekretari Dominic Raab tha se Kryeministri ishte me humor të mirë dhe po merrte frymë vetë pa një ventilator.

Ai do të kthehet për të na udhëhequr për të tejkaluar këtë krizë. Ne e dimë saktësisht se çfarë dëshiron ai nga ne dhe pret nga ne tani. Unë mund të siguroj Kryeministrin dhe publikun që ekipi i tij nuk do të humbasë fokusin në këtë moment të rëndësishëm. Do fokusohemi që të mposhtim koronavirusin,”– tha Raab.

Megjithatë edhe pse Johnson mund të dalë fitimtar ndaj pandemisë, sërish rikthimi i tij në detyrë do të kërkojë shumë kohë. Duke marrë parasysh që vetëm gjysma e pacientëve me koronavirus që kalojnë në kujdesin intensive mbijetojnë, Johnson mund t’i duhet më shumë se dy muaj për t’u rikthyer në drejtimin e vendit.

Kreu i qeverisë britanike u shtrua me urgjencë në spital disa ditë më parë pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Ndërkohë e infektuar është edhe e fejuara e tij shtatzënë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne angli boris johnson koronavirusi ne angli

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2020, 20:01

SHBA-Unë mund të jem personi i fundit që disa prej këtyre pacientëve shohin, ose zëri i fundit që dëgjojnë. Shumë njerëz nuk do të dalin kurrë prej respiratorit...