Bota

5 viktima nga COVID-19 në Kosovë, humb jetën 56-vjeçari, në total 170 të infektuar

8 Prill 2020, 06:00 Nga DOSJA
5 viktima nga COVID-19 në Kosovë, humb jetën 56-vjeçari,

Kosovë- Shkon në 5 numri i viktimave në Kosovë nga COVID-19. Gjatë orëve të fundit ka humbur jetën një 56-vjeçar i infektuar, i cili  vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.

“Sot më 07 prill 2020, janë shëruar edhe gjashtë (6) pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë (30). Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet)”, thuhet në komunikatën e IKSHP-së.

Sipas IKPSH-së, në vazhdimësi përgjatë 24 orëve, janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Ndërsa numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 170.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2020, 20:01

SHBA-Unë mund të jem personi i fundit që disa prej këtyre pacientëve shohin, ose zëri i fundit që dëgjojnë. Shumë njerëz nuk do të dalin kurrë prej respiratorit...