Bota

100 ditë nën kërcënimin e koronavirusit/ Wuhani lehtëson masat, mijëra qytetarë largohen, Amerika shënon ditën me më s

8 Prill 2020, 06:27 Nga DOSJA
100 ditë nën kërcënimin e koronavirusit/ Wuhani

Kanë kaluar plot 100 ditë që nga momenti kur pandemia e koronavirusit ‘pushtoi botën’. Më 31 dhjetor shkencëtarët në Wuahan njoftuan OBSH-në lidhur me një lloj virusi të ri që po merrte jetët e njerëzve.

100 ditë më vonë, pandemia ka infektuar më shumë se 1.4 milionë raste në të gjithë globin duke vrarë 85,000 persona. SHBA-ja sërish mbajti rekord duke shënuar numrin më të madh të të vdekurve në një ditë, duke e çuar totalin në 13,089 dhe 400 mijë të infektuar. Ndërkohë presidenti Donald Trump rishqyrton fondet e OBSH.  

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vijon ende të mbetet në spital edhe simptomat e tij janë lehtësuar. Ndërkohë mbi 60 mijë persona janë të infektuar, nga të cilët më shumë e 7  mijë kanë humbur jetën.

Koronavirusi ‘lindi’ aty, në tregun e gjësë së gjallë, mirëpo Wuhani e ka tejkaluar problemin. Qyteti kinez po lehtëson kufizimet, duke hapur “kufirin” e ngritur për të mbajtur njerëzit e izoluar. Mësohet se mijëra njerëz janë larguar nga qyteti.

Edhe Singapori ka nisur që të marrë masa, duke ndaluar të gjitha aktivitetet, ndërsa Koreja e Jugut po kthehet në një shembull për botën pasi edhe sot ka shënuar vetëm 53 raste të reja.

Ndërkohë pas Amerikës, që është kthyer në vendin më të prekur nga koronavirusi, tre vendet e tjera pasohen nga Spanja, Italia dhe Franca. Spanja ka shënuar 146 mijë të infektuar dhe 14,673 viktima, e ndjekur ngushtë nga Italia me MBI 139 mijë pacientë pozitivë dhe 17.669 të vdekur. Ndërsa Franca ka 109,069 të infektuar mecovid-19 dhe 10,328 viktima.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2020, 20:01

SHBA-Unë mund të jem personi i fundit që disa prej këtyre pacientëve shohin, ose zëri i fundit që dëgjojnë. Shumë njerëz nuk do të dalin kurrë prej respiratorit...