Bota

Mbetën jashtë pas mbylles së kufijve/ Rreth 200 mijë qytetarë po riatdhesohen në Gjermani

8 Prill 2020, 06:21 Nga DOSJA
Mbetën jashtë pas mbylles së kufijve/ Rreth 200 mijë

Gjermani- Qeveria gjermane, pas përhapjes së COVID-19 mori vendimin që të rikthejë në atdhe të gjithë shtetasit e saj, të cilët kishin ngelur jashtë pas mbylles së kufijve. Mediet gjermane shkruajnë se rreth 200 mijë gjermanë pritet të futen në shtetin e tyre, shumica e të cilëve ndodheshin me pushime në Zelandën e Re. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas deklaroi pas takimit me 26 homologët europianë, se deri më tani janë kthyer në atdhe 194,000 turistë gjermanë. Ndërsa,  shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, u shpreh se rreth 250,000 qytetarë të BE-së ndodhen ende jashtë Europës.

Mediet gjermane raportojnë se në të ardhmen, shtetet e BE do të punojnë së bashku për kthimin e qytetarëve të tyre në atdhe. “U ra dakord që ne do të koordinonim datat dhe fluturimet, me qëllimin që t’i rezervonim ato sa më shpejt“, ka deklaruar Maas për mediet gjermane.

“Meqenëse shumica e udhëtarëve të paketave janë kthyer përsëri në Gjermani, tani bëhet fjalë për vende apo shtete më të largëta, ku situata është më e komplikuar. Por gjithashtu ka raste kur dikush është në xhunglën kolumbiane ose është ulur në një ishull në Filipine dhe nuk mund të udhëtojë për shkak të shtetrrethimit. Ne gjithashtu do të kujdesemi për këto raste.”, tha politikani i SPD.

“Fluturimet e kthimit kanë filluar dhe problemet më të mëdha i kemi me Zelandën e Re, Indinë dhe Afrikën e Jugut”, tha më tej Maas.

Gjermania filloi fushatën në mes të marsit me qëllimin që udhëtarët gjermanë të ktheheshin nga vendet, nga të cilat nuk ka më fluturime të rregullta, për shkak të COVID-19.

Burimi: arilines.de

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani procesi i riatdhesimit në gjermani viktimat e covid në gjermani koronavirusi ne gjermani procesi i riatdhesimit në gjermani viktimat e covid në gjermani

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2020, 20:01

SHBA-Unë mund të jem personi i fundit që disa prej këtyre pacientëve shohin, ose zëri i fundit që dëgjojnë. Shumë njerëz nuk do të dalin kurrë prej respiratorit...