Bota

Presidenti i Francës del në rrugë dhe falenderon qytetarët, ata ia kthejnë me duartrokitje nga ballkoni

7 Prill 2020, 20:17 Nga DOSJA
Presidenti i Francës del në rrugë dhe falenderon qytetarët,

FRANCË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron ditën e sotme ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shihet se ka vizituar një lagje në periferi të Parisit.

Ai shihet teksa ecën në këmbë, ndërkohë përshëndet me dorë të gjithë qytetarët që ndodhen në ballkone. Poshtë videos ai ka shkruar fjalët falenderuese për qytearët, pasi ato po shpëtojnë jetë duke qëndruar në shtëpi.

“Faleminderit të gjithëve, këtu në Pantin si kudo në Francë, që shpëtoni jetë duke qëndruar në shtëpi”, – shkruan Macron krahas videos, ndërsa banorët e duartrokasin nga ballkonet e pallatit.

 

 

Merci à vous tous, ici à Pantin comme partout en France, de sauver des vies en restant chez vous.

A post shared by Emmanuel Macron (@emmanuelmacron) on


Kujtojmë se në Francë numri i viktimave ka shkuar në 10.328 dhe numri i të infektuarëve në 109,069.

1.34 milion njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, ndërsa 74,000 të tjerë kanë vdekur. Italia ka arritur në shifrat e 94.067 të infektuarve dhe mbi 17 mijë numri i viktima, ndërsa Spanja ka pozitivë 140,511persona, dhe 13,897 viktima. Kina, vendi ku filloi pandemia Covid-19 nuk ka regjistruar më vdekje të reja që prej janarit, ndërkohë që rastet e reja janë të gjithë të importuara nga jashtë. Japonia ka nisur të marrë menjëherë masat për parandalimin e koronavirusit, por ekspertët kanë frikë së mund të jetë tepër vonë. Ndërsa Koreja e Jugut po ecën me ritmet e Kinës, pasi vetëm dje regjistroi 47 infektime të reja. Sa i përket rajonit, Serbia ka më shumë të infektuar, plot 2200 të tillë dhe 58 viktima, ndërsa 1755 pozitivë me covid-19 janë shënuar në Greqi. Vendi gjithashtu ka 81 viktima. Maqedonia e Veriut, ka shkuar në 570 të prekur dhe 23 vdjekje.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emanuel macron koronavirusi e france emanuel macron koronavirusi e france

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2020, 20:01

SHBA-Unë mund të jem personi i fundit që disa prej këtyre pacientëve shohin, ose zëri i fundit që dëgjojnë. Shumë njerëz nuk do të dalin kurrë prej respiratorit...

Bota 7 Prill 2020, 17:19

TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Bashkimi Europian po siguron më shumë se 15 miliardë euro për t’u ardhur në...